Njoftim për Pozicion Vakant “Specialist i parë”, në Sektorin e Prokurimeve, në Drejtorinë e Prokurimeve.

You are here

Në mbështetje të Ligjit Nr. 7961​, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, DPSHTRR ka nisur procesin e rekrutimit për pozicionin vakant për “Specialist i parë”, në Sektorin e Prokurimeve, në Drejtorinë e Prokurimeve.

Aplikantët që shprehin interesin për të aplikuar në pozicionin vakant duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme

Kritere të përgjithshme:

  1. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të jenë shtetas shqiptarë;
  3. Të jenë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  4. Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, për kryerjen e një vepre penale;
  5. Të mos kenë masa disiplinore në fuqi;
  6. Të mos kenë konflikt interesi me objektin e veprimtarisë së institucionit;
  7. Preferohet të kenë kryer specializime ose kualifikime të ndryshme që lidhen me vendin e punës;

Kritere specifike:

  1. Të jenë diplomuar në ciklin e dytë të studimeve universitare me diplomë “Master Profesional” ose “Master i Shkencave”, në shkenca Juridike ose Ekonomike;
  2. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe kërkuese për realizimin e detyrave në DPSHTRR;

Aplikanti ka detyrimin të dorëzojë bashkangjitur aplikimit një deklaratë nën përgjegjësinë e tij ku deklaron vërtetësinë e dokumentacionit të dorëzuar.

Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë, online, dorazi ose me postë deri në datën 22.02.2022:

  1. Letër interesi ku aplikanti përshkruan arsyen e aplikimit për punë, aftësitë e tij profesionale;
  2. Jetëshkrim (CV) me foto personale; në formatin europass.
  3. Diplomat dhe listat e notave (fotokopje të noterizuara). Për diplomat e lëshuara jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet edhe njehsimi nga Ministria përgjegjëse për arsimin;
  4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  5. Dëshmi për kualifikime të ndryshme që përputhen me vendin e punës(nëse ka);
  6. Dokument identifikimi personal (fotokopje pasaporte / letërnjoftimi ID);
  7. Deklaratën personale të nënshkruar lidhur me vërtetësinë e dokumentacionit të dorëzuar.
  8. Çdo dokument tjetër që vërteton kërkesat e mësipërme.

Shënim:

  • Të gjitha aplikimet do të vlerësohen dhe vetëm aplikantët të cilët plotësojnë kushtet dhe kërkesat e përgjithshme dhe specifike të procedurës për plotësimin e pozicioneve vakante, do të njoftohen dhe do të vazhdojnë më tej procesin e rekrutimit.

 

Apliko Online

Afati i Aplikimit: 
22/02/2022

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga