Politikat e Privatësisë
Kjo politikë ju informon se si “DREJTORIA E PËRGJITHSHME E SHËRBIMEVE TË TRANSPORTIT RRUGOR - DPSHTRR” mbledh dhe përdor të dhënat personale të klientëve, individëve, vizitorëve, individëve që ankohen në lidhje me problematikat apo mbarëvajtjen e shërbimeve që DPSHTRR ofron, dhe ku përpunimi i të cilave kryhet në përputhje me ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar.
“DREJTORIA E PËRGJITHSHME E SHËRBIMEVE TË TRANSPORTIT RRUGOR - DPSHTRR” disponon faqen www.dpshtrr.al, nëpërmjet së cilës mbledh dhe transmeton informacione për qytetarët, bizneset, grupet e interesuara, vizitorët etj, lidhur me përmbushjen e funksioneve dhe përgjegjësive të ngarkuara nga legjislacioni në fuqi, në lidhje me shërbimet që ofron institucioni.
Objekti i Politikave të privatësisë
Ky dokument ka për objekt informimin e subjekteve të të dhënave personale mbi mënyren e mbledhjes, përpunimit, përhapjes, ruajtjes dhe masave të sigurisë që janë marrë për të dhënat që deklarohen në faqen web, procese të cilat realizohen në përputhje të plotë me përcaktimet e kuadrit ligjor dhe rregullator për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Shqipërisë.
Përdorimi i të dhënave personale
Të dhenat personale mund të përdoren për të komunikuar me vizitorët, ankuesit apo çdo subjekt të interesuar, për qëllime historike, shkencore ose statistikore, për ndjekjen dhe përfundimin e procedurave të menaxhimit të aplikimeve online dhe ankesave, të rregulluara nga legjislacioni përkatës etj, duke siguruar se ato nuk përpunohen për të marrë masa apo vendime për një individ, si dhe duke garantuar konfidencialitetin e informacionit të siguruar. DPSHTRR kryen përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale, duke respektuar dhe garantuar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe, në veçanti, të drejtën e ruajtjes së jetës private.
Siguria
DPSHTRR siguron çdo përdorues që të dhënat që mbërrijnë në bazën e të dhënave të saj, sigurohen me sistemin më të lartë të sigurisë dhe njëkohësisht është e përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të çdo veprimi që lidhet me të dhënat e përdoruesve, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9887, date 10.03.2008, “Per mbrojtjen e te dhenave personale”, te ndryshuar dhe çdo akti tjetër të miratuar nga Komisioneri për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
Mbrojtja e të dhënave personale
Mbrojtja e të dhënave personale bazohet në:
a. përpunimin në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme;
b. grumbullimin për qëllime specifike, të përcaktuara qartë e legjitime dhe në përpunimin në përputhje me këto qëllime;
c. mjaftueshmërinë e të dhënave, të cilat duhet të lidhen me qëllimin e përpunimit dhe të mos e tejkalojnë këtë qëllim;
d. mbajtjen në atë formë, që të lejojë identifikimin e subjekteve të të dhënave për një kohë, por jo më tepër sesa është e nevojshme për qëllimin, për të cilin ato janë grumbulluar;
e. saktësinë që të dhënat duhet të kenë dhe, kur është e nevojshme, duhet të përditësohen, duke ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për të fshirë apo korrigjuar të dhëna të pasakta apo të paplota, në lidhje me qëllimin për të cilin janë mbledhur.
DPSHTRR merr përsipër të mbrojë dhe të mos keqpërdorë për asnjë rast këto të dhëna.
E drejta për t'u ankuar
Çdo person, që pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm për të dhënat personale, ka të drejtë të ankohet ose të njoftojë komisionerin dhe të kërkojë ndërhyrjen e tij për vënien në vend të së drejtës së shkelur. Pas këtij ankimi, subjekti i të dhenave mund të ankohet në gjykatë, në përputhje me parashikimet e kuadrit ligjor në fuqi.
Komisionieri për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
Adresa: Rruga “A. Toptani”, Kati II-te.
www.idp.al
Në rast se subjekti i të dhënave ka bërë ankim, kontrolluesi nuk ka të drejtë të ndryshojë të dhenat personale deri në dhënien e vendimit përfundimtar.
Pyetje/Ankesa/Informacion
Me anë të informacionit të mësipërm shpresojmë t’ju kemi informuar në mënyrë të plotë rreth çështjeve të privatësisë, në funksion të përdorimit të faqes web të DPSHTRR.
Për çdo kërkesë, informacion apo problematikë të mundshme në lidhje me faqen web: www.dpshtrr.al, lutemi të na kontaktoni në:
E-mail: dpshtrr@dpshtrr.gov.al
Ofruesi: “DREJTORIA E PËRGJITHSHME E SHËRBIMEVE TË TRANSPORTIT RRUGOR - DPSHTRR”
- Selia 1: Rruga “Muhedin Llagani”, Tiranë
- Selia 2: Vorë - Fushë-Krujë, km 5, Fushë-Prezë
- dpshtrr@dpshtrr.gov.al
- +355 68 80 15 833