Pozicion vakant për “Specialist i Kontrollit Teknik”, në Degën e Kontrollit Teknik, në DRSHTRR Durrës

You are here

Në mbështetje të Ligjit Nr. 7961​, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, DPSHTRR, ka nisur procesin e rekrutimit për pozicionet vakante “Specialist i kontrollit teknik”, në Degën e Kontrollit Teknik, në DRSHTRR Durrës,

Aplikantët që shprehin interesin për të aplikuar në pozicionin vakant duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

Kritere të përgjithshme: 

  1. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të jenë shtetas shqiptarë;
  3. Të jenë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse me disponibilitet të plotë;
  4. Të mos jenë të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale;
  5. Të mos kenë masa disiplinore në fuqi (nëse janë në marrëdhënie pune);
  6. Të mos kenë konflikt interesi me objektin e veprimtarisë së institucionit;
  7. Të zbatojë me rigorozitet Kodin e Etikës të institucionit.
  8. Të përfaqësojë denjësisht interesat e institucionit.
  9. Të kenë kryer specializime e kualifikime të ndryshme që lidhen me vendin e punës;
  10. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe kërkuese për realizimin e detyrave në DPSHTRR;

Kritere specifike:

  1. Të jenë diplomuar inxhinier mekanik ose teknikë, mekanikë transporti;
  2. Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese me kolegët, publikun dhe aftësi shumë të mira profesionale për realizimin e detyrës;
  3. Të jenë të gatshëm që për nevoja operacionale edhe në përgjigje të politikave të institucionit të ngarkohen me detyra të tjera, emërohen apo transferohen po në të njëjtin profesion;
  4. Të jenë mbajtës të të gjithë kategorive të lejedrejtimit;

Aplikanti ka detyrimin të dorëzojë bashkangjitur aplikimit një deklaratë nën përgjegjësinë e tij ku deklaron vërtetësinë e dokumentacionit të dorëzuar.

Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë, online, dorazi ose me postë deri në datën 05.05.2022: 

  1. Letër interesi ku aplikanti përshkruan arsyen e aplikimit për punë, aftësitë e tij profesionale;
  2. Jetëshkrim (CV) me foto personale Cv-të duhet të jenë ne formatin europass, me foto. 
  3. Diplomat dhe listat e notave (fotokopje të noterizuara). Për dëftesat/diplomat e lëshuara jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet edhe njehsimi nga Ministria përgjegjëse për arsimin;
  4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë, nëse ka);
  5. Dëshmi për kualifikime të ndryshme që përputhen me vendin e punës (nëse ka);
  6. Dokument identifikimi personal (fotokopje pasaporte / letërnjoftimi ID);
  7. Çdo dokument tjetër që vërteton kërkesat e mësipërme. Deklaratën personale të nënshkruar lidhur me vërtetësinë e dokumentacionit të dorëzuar.

Shënim:

  • Të gjitha aplikimet do të vlerësohen dhe vetëm aplikantët të cilët plotësojnë kushtet dhe kërkesat e përgjithshme dhe specifike të procedurës për plotësimin e pozicioneve vakante, do të njoftohen dhe do të vazhdojnë më tej procesin e rekrutimit.
Afati i Aplikimit: 
05/05/2022

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga