GREEN DPSHTRR

You are here

Gjatë vitit 2019, DPSHTRR ka hapur 7 zyra të reja lokale për t’i ardhur më pranë qytetarëve si dhe gjithashtu për të reduktuar gjurmën mjedisore. 

Viti 2020 shënon revolucionin digjital në testimin teorik dhe praktik, si dhe në upgrade të sistemeve për lejedrejtimin duke përfshirë programe, pajisje, rrjete dhe shërbime online duke rritur kapacitetin e prodhimit dhe lëshimit të lejedrejtimit.

Falë udhëzimit të ri të Ministrisë së Infrastrukturës së dhe Energjisë, të gjithë ata që kanë një automjet dhe do duan të bëjnë veprimet më të zakonshme për shitje automjeti, ndryshim i lejes së drejtimit e një sërë shërbimesh të tjera nuk do ta kenë më të nevojshme që të mbajnë radhë, të harxhojnë kohë dhe para për të bërë kontrollin fizik të mjetit. Kjo pasi kontrolli fizik i automjeteve tashmë nuk do të jetë i detyrueshëm në një sërë procedurash që kryhen pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

DPSHTRR rimburson çdo tarifë të regjistrimit për herë të parë për mjetet elektrike & plug-in! 
Nisma bazohet në VKM Nr. 412, Dt. 19.06.2019 “Për Planin Kombëtar për Menaxhimin e Cilesisë së Ajrit” që adreson cilësinë e ajrit si një ndër çështjet mjedisore më kritike, që ka të bëjë me administratorët lokalë dhe autoritetet qëndrore, si dhe prek jetën e përditshme të çdo qytetari.
DPSHTRR bëhet kështu një ent promotor dhe protagonist edhe për risi konkrete për mbrojtjen e mjedisit dhe cilësisë së ajrit, uljen e ndotjes mes nxitjes së regjistrimit të mjeteve GREEN nga qytetarët si edhe ndërgjegjësimit për gjeneratat e së tashmes dhe së ardhmes.
Ky lajm i mirë e i gjelbërt është vetëm një nga shumë nismat GREEN që DPSHTRR po përgatit për miratim në Këshillin tonë Drejtues dhe MIE, krahas propozimeve në kuadër të ndryshimeve në ligjin për taksat për mjetet rrugore, për miratim në MFE!

Nga 1 Shkurti 2019, DPSHTRR filloi lëshimin e lejes së qarkullimit ndërkombëtare, për të gjitha automjetet, me vlefshmëri 3 vjet, pa rritur tarifën aktuale të lejes 1 vjeçare si dhe lëshimin e lejes së drejtimit ndërkombëtare me vlefshmëri 3 vjet, pa rritur tarifën aktuale të lejes (jepej 1-2 vjeçare). Lehtësim i madh, kursim kohe për ata që paraqiteshin në sportele çdo 1 vit, kursim monetar për qytetarët e subjektet si dhe reduktim i gjurmës mjedisore.

Lëshimi i kartonit të ri të lejes së drejtimit në vetëm 30 minuta! Aplikon dhe e merr, pa ardhur 2 herë! Risia starton me Tiranën që lëshon 45% e numrit total! Paisjet e reja, eDM e gjithëpërditësuar shpejton shërbimin për qytetarin. Në Nëntor 2018 vononte 15 ditë!
Nga 15 Gushti  7 sportele të reja te NSHRAK për shërbim më të shpejtë! Zyrë e re me klimatizim për tërheqjen e lejes së drejtimit Kombëtare, Leje drejtimi dhe leje qarkullimi ndërkombëtare, targa suvenir, tahograf, licensa, dëshmi e certifikata, ATP, ADR Mjeti, CAP, CKP, ADR, DAP-e, DAPMJN.
Përmirësojmë kushtet e ofrimit të shumë shërbimeve te NSHRAK duke sjellë më afër sportele për shërbime të tjera!

Tjetër hap! Makineri që 4 fishon shpejtësinë e prodhimit, 10,000 fletë/orë! Linjë me sisteme automatike, print profesional numëratorësh me pafundësi kombinimesh për antifalsifikim! Makineria e vjetër 22 vjeçare i lë vendin së resë! Ndryshim rrënjësor në rendiment e efiçencë!

Në fillim të vitit 2019, DPSHTRR ka hedhur online në faqen zyrtare www.dpshtrr.gov.al Testin Teorik Online, ku qytetarët mund ta aksesojnë për të simuluar testin dhe ku kandidatët mund të përgatiten dhe familjarizohen më mire me Testin Teorik. Gjatë vitit 2019, janë ushtruar rreth 195,986 qytetarë/kandidatë në Testin Teorik Online.

Tjetër investim strategjik i DPSHTRR për 2020: Sistemi i Monitorimit Interaktiv, me figurë/zë, komunikim nga Salla Qendrore e Monitorimit LIVE me çdo ambient e sale shërbiminë çdo Drejtori Rajonale, teknologji e fundit për cilësi imazhi dhe transferim të dhënash, filmime 360 gradë, sistem super i avancuar identifikimi e procesimi të dhënash, pafundësi eksplorimi në minimume rekord kohe dhe personeli. Gjithçka me pajisje dhe teknologjinë e AVIGILON, Motorola Solutions Company. Kjo platformë do jetë sistemi nr. 1 i monitorimit në një ent shërbimesh publike në Shqipëri, për nga avantazhet, risitë, elementet e mirëmbajtjes, trajnimit, certifikimit, suportit 24-orësh dhe gjithë filtrave të këtij sistemi pioneer për cilësi e eficiencë, interaktivitet e siguri absolute. Ka nisur puna për implementimin fizik ku do lidhen gjithë sportelet, sallat e testimeve, mjetet e autoshkollave gjatë testit të praktikës në qarkullim, ambientet administratë e oborre, kontrolli fizik, poligonet e testimit të manovrave të parkimit, arkivat, sistemet e radhës, etj. furnizimin me pajisjet avantgarde, ndërtimin e rrjetit të ri dhe trajnimet, çka do t’a ngrejnë shërbimin, sigurinë e testimeve, kredibilitetin ndaj çdo afere/abuzimi në një nivel të panjohur më parë.

Duke filluar nga muaji Janar 2020, është implementuar sistemi i ri eDM gjithë modulet e Leje Drejtimit nga aplikimi i kandidatit te lëshimi i lejes së drejtimit e certifikatave) një UPGRADE për të gjitha procedurat online. Viti 2020 shënon revolucionin digjital në testimin teorik dhe praktik, si dhe në upgrade të sistemeve për lejedrejtimin duke përfshirë programe, pajisje, rrjete dhe shërbime online duke rritur kapacitetin e prodhimit dhe lëshimit të lejedrejtimit.

  • Simulimi Online i Testit Teorik
  • Sistemi i Monitorimit Interaktiv – Pajisje teknologjike moderne dhe Sallë Monitorimi!
  • UPGRADE 100% i sistemit eDM (sistemi operativ i lejedrejtimit)!

Gjatë vitit 2019 DTSH zhvilloi një ankand për shitjen e targave të dëmtuara të mbledhura ndër vite nga Drejtoritë Rajonale. Fal këtij procesi u dërguan për riciklim 42.569 Kg targa të dëmtuara.

  • Ajri i pastër;
  • Gjurmë më të lehta;
  • Klima & burimet e ripërtëritshme;
  • Zero mbeturina.

  • Transporti Publik;
  • Taksi elektrike.
  • Car sharing.
  • Biçikleta.

Green NCap - SA E GJELBËR ËSHTË MAKINA JUAJ?


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga