Për të aplikuar për marrjen e leje drejtimit të kategorisë kategorisë B, ju duhet të drejtoheni në një autoshkollë të licencuar për këtë kategori dhe regjistroheni për kryerjen e kursit të përgatitjes teorike dhe praktike.
Një listë të autoshkollave ku mund të regjistroheni mund të gjendet duke klikuar këtu.
Pasi keni kryer programin e plotë të përgatitjes teorike dhe keni plotësuar afatet kohore të përcaktuara, ju paraqiteni në DRSHTRR për testimin teorik. Për materiale udhëzuese për përgatitjen teorike si dhe teste ku mund të provoni veten online klikoni këtu.
Në momentin që dilni fitues/e në testimin teorik, mund të vijoni me kryerjen e programit të plotë të përgatitjes praktike.
Pasi të keni plotësuar programin praktik, paraqiteni në DRSHTR për testimin praktik. Kur dilni fitues/e edhe në testimin praktik, mund të paraqiteni në DRSHTRR për të aplikuar për kartonin e lejes së drejtimit me këto dokumente:
- Dokument identifikimi;
- Mandat pagesën për tarifën e pajisjes me leje drejtimi e cila është 4500 lekë;
- Mandat pagesën prej 3500 lekë për tarifën e shërbimit për leje drejtimi;
- Leje drejtimin që zotëron(në qoftë se ka).
Informacion i detajuar mbi këtë procedurë si dhe informacion mbi pajisjen me leje drejtimi për kategoritë e tjera gjendet në Rubrikën ''Pajisje për herë të parë me leje drejtimi''.