1. Çfarë është RETRO dhe cili është qëllimi i krijimit?

You are here

Shqipëria gjithmonë është cilësuar si rruga lidhëse ndërmjet lindjes dhe perëndimit. DPSHTRR kërkon që të bëjë evidentimin e mjeteve rrugore që ndodhen në Shqipëri dhe që janë ndërtuar ose në vende perëndimore ose në vende lindore. Në vështrim të turizmit, Shqipëria mund të ofrojë një flotë mjetesh që nuk gjenden në regjistrat e shoqatave perëndimore të automobilizmit.

Në Shqipëri vlerësohet se ka një numër të konsiderueshëm mjetesh rrugore të hershme, por që për shkak se nuk ka pasur një akt ligjor që të mbrojë dhe promovojë këtë pasion, nuk kanë qënë asnjëherë të ekspozuara tërësisht. Nga verifikimet në terren ka mjete rrugore që pavarësisht viteve, janë të ruajtura në kushte shumë të mira teknike, madje mund të qarkullojnë në rrugë.

Qëllimi i saj është përcaktimi i procedurave të vlerësimit dhe klasifikimit të ciklomotorëve, motomjeteve dhe automjeteve të prodhimeve të hershme me interes historik e koleksionimi, lëshimin e certifikatës së njohjes dhe mbajtjes së një regjistri elektronik kombëtar RETRO, si dhe mënyrat e promovimit të kësaj kulture. 

Në përfundim, Qendra Historike Shqiptare RETRO është një hapësirë ku mund të gjenden mjete të hershme dhe jo vetëm, por edhe pjesë mjetesh, dokumentacione, targa të ruajtura nga koleksionistë të sendeve apo relikeve të vjetra dhe që janë të mirëmbajtura.