7. Çfarë të drejtash dhe detyrimesh lindin nga ky regjistrim?

You are here

Të gjithë subjektet që cilët kanë në pronësi apo posedim një mjet që tashmë është konsideruar mjet rrugor i hershmë dhe është i regjistruar në RETRO kanë të drejtën dhe detyrimin që:

  • të ruajnë në mirëbesim me shpenzimet e tyre mjetet rrugore të hershme, me interes historik dhe koleksionimi, si dhe të përmbushin detyrimet proceduriale duke siguruar akses për DPSHTRR-në, në ushtrimin e kompetencave të saj ligjore,
  • të marrin pjesë përmes një autorizimi të DPSHTRR në organizime, evenimente, panaire, shfaqje, ture automobilistike. Të qënurit pjesë e RETRO, nuk i kufizon këto subjekte që të marrin pjesë në aktivitete të tjera përveç atyre të organizuara apo të mbajtura nga RETRO,
  • të qënurit pjesë e RETRO, nuk kufizon anëtarësimin në shoqata vendase apo të huaja që kanë si objekt të veprimtarisë së tyre ruajtjen, koleksionimin dhe shfaqjen e mjeteve rrugore të hershme,
  • të shfaqin mjetet rrugore të hershme, me interes historik dhe koleksionimi, përkohësisht në muzetë publikë dhe privatë, si dhe të bëjnë të disponueshme për publikun këto mjete,
  • të informojnë RETRO për çdo rast të dëmtimit, zhvlerësimit dhe vjedhjes së këtyre mjeteve,
  • të gjithë subjektet në rast se nuk kanë mundësi për të siguruar ruajtjen e mjetit rrugor me interes historik dhe koleksionimi të regjistruar, mund ta sjellin për ruajtje të përkohshme pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Marrëveshja përkatëse do të rregullohet sipas një formati standart të miratuar nga DPSHTRR në përputhje me parashikimet e Kodit Civil dhe legjislacionit në tërësi. 

Gjithashtu pas fitimit të statusit përmes çertifikatës së njohjes, këto mjete rrugore të hershme janë të përjashtuara nga:

  • taksa e mjedisit,
  • tarifat e qarkullimit në qendrat e qyteteve,
  • taksa vjetore e mjeteve të përdorura,
  • ndalimi i qarkullimit në qendrat e qyteteve.