Si është procedura e aplikimit për leje qarkullimi ndërkombëtare?

You are here

Personi i interesuar paraqitet pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorive Rajonale dhe dorëzon këto dokumente:

  • Leje qarkullimi kombëtare.
  • Dokument identifikimi.

Afati i vlefshmërisë së lejedrejtimit ndërkomëtare është 3 vjet. Tarifa është 500 Lekë. Leja e qarkullimit ndërkombëtare mund të merret për 10-15 minuta nga momenti i aplikimit.

Qytetarët mund të aplikojnë në çdo Drejtori Rajonale për leje qarkullimi ndërkombëtare, pavarësisht se ku kanë dosjen e lejes së qarkullimit.