Si është procedura e aplikimit për lejedrejtimi ndërkombëtare?

You are here

Personi i interesuar paraqitet pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorive Rajonale dhe dorëzon këto dokumente:

  • Lejedrejtimi kombëtare.
  • Dokument identifikimi.
  • 2 fotografi.

Afati i vlefshmërisë së lejedrejtimit ndërkomëtare është 3 vjet. Megjithatë, nëse në kohën e lëshimit, lejedrejtimi kombëtare ka një periudhë të vlefshmërisë së mbetur prej më pak se 3 vjetësh, lejedrejtimi ndërkombëtare do të ketë datën e skadimit që përkon me atë të lejedrejtimit kombëtare.

Tarifa është 500 Lekë.

Lejedrejtimi ndërkombëtare mund të tërhiqet për 10-15 minuta nga moment i aplikimit.

Kujdes!

Lejedrejtimi ndërkombëtare:

  1. Nuk është e vlefshme për qarkullim në territorin e Republikës së Shqipërisë.
  2. Është e vlefshme në territoret e çdo vendi pjesë e Konventës së Vjenës (kategoritë e mjeteve të cilat mund të drejtohen, shënohen në lejedrejtimi).
  3. Nuk e përjashton në asnjë mënyrë mbajtësin e saj nga detyrimi për të përmbushur në shtetin ku qarkullon, ligjet dhe rregullat e qarkullimit. Në veçanti, leja pushon së qenuri e vlefshme në një shtet nëse mbajtësi i saj vendos vendbanimin e tij të zakonshëm atje.

Për informacione më të detajuara se si të pajiseni me lejedrejtimi ndërkombëtare klikoni linkun si më poshtë: 

https://www.dpshtrr.com/sherbime/individe/lejedrejtimi/leshimi-i-lejedrejtimit-vertetimeve