Si është procedura për marrjen e lejedrejtimit të ri pas humbjes, vjedhjes?

You are here

  • Për rastet e humbjes, vjedhjes ose shkatërrimit të lejedrejtimit, zotëruesi i saj duhet që brenda 48 orëve të bëjë denoncim në organet e policisë, të cilat lëshojnë vërtetim për këtë denoncim.
  • Qytetari, më pas bën kërkesë pranë Drejtorisë Rajonale ku ka vendbanimin, për t’u pajisur me lejedrejtimi të përkohshme, e cila merret menjëherë dhe ka afat vlefshmërie 30 ditë.
  • Rinovimi kryhet kur lejedrejtimi nuk është gjetur ose kthyer brenda 30 ditëve nga data e lëshimit të vërtetimit të Policisë.

Për më tepër informacion, referojuni linkut si më poshtë:

https://www.dpshtrr.com/sherbime/individe/lejedrejtimi/rinovim-lejedrejtimi