Si është procedura për ndërrim pronësie?

You are here

Për ndërrimin e pronësisë duhet të paraqiten edhe shitësi edhe blerësi pranë Drejtorisë Rajonale ku ka vendbanimin shitësi ose blerësi.

Në sportel dorëzohen këto dokumente:

  • Dokument identifikimi. Për subjektet, nëse nuk paraqitet administratori duhet autorizim për personin që kryen veprimet.
  • Akti i shit-blerjes i cili  tashmë mund të bëhet edhe pranë sporteleve të Drejtorive Rajonale.
  • Leja e qarkullimit të mjetit.
  • Certifikatë pronësie e mjetit.
  • Certifikatë e kontrollit fizik të mjetit (Ky dokument lëshohet pas kryerjes së kontrollit fizik të mjetit pranë ambienteve të Drejtorive Rajonale).
  • Targat e mjetit, kur ato janë të modelit të vjetër.
  • Vërtetimi RBS (lëshuar nga Regjistri i Barrëve Siguruese).

http://dpshtrr.newweb.al/rezervo-online-takimin-ne-sportel/