Si është procedura për rinovimin e lejedrejtimit për humbje të vlefshmërisë?

You are here

(Më ka mbaruar afati i vlefshmërisë së lejedrejtimit. Cili është dokumentacioni i nevojshëm për ta rinovuar?)

Për të rinovuar lejedrejtimin, personi i interesuar paraqitet pranë Drejtorisë Rajonale ku ka vendbanimin dhe dorëzon:

  • Dokument identifikimi.
  • Certifikatë mjekësore me fotografi.
  • Lejedrejtimi aktuale.
  • 2 foto (nëse dëshironi një kopje përmbledhëse me të cilën mund të qarkulloni derisa të prodhohet lejedrejtimi i ri).

Lejedrejtimi prodhohet brenda 3-5 ditëve.

Tarifa e shërbimit për lejedrejtimi është 3 500 Lekë.

Për më tepër informacion, referojuni linkut më poshtë:

https://www.dpshtrr.com/sherbime/individe/lejedrejtimi/rinovim-lejedrejtimi