Regjistrimi i Mjeteve Elektrike

You are here

DPSHTRR rimburson çdo tarifë të regjistrimit për herë të parë për mjetet elektrike & plug-in! Do të bëhen 0 tarifat:

  • Kontrolli Fizik 1,500 lekë!
  • Leje Qarkullimi Kombëtare 2,100 lekë!
  • Targat standard 6,600 lekë!

Në total 7,500 lekë të reja për çdo mjet GREEN do të mbulohen nga DPSHTRR!

Nisma bazohet në VKM Nr. 412, Dt. 19.06.2019 “Për Planin Kombëtar për Menaxhimin e Cilesisë së Ajrit” që adreson cilësinë e ajrit si një ndër çështjet mjedisore më kritike, që ka të bëjë me administratorët lokalë dhe autoritetet qëndrore, si dhe prek jetën e përditshme të çdo qytetari.

DPSHTRR bëhet kështu një ent promotor dhe protagonist edhe për risi konkrete për mbrojtjen e mjedisit dhe cilësisë së ajrit, uljen e ndotjes mes nxitjes së regjistrimit të mjeteve GREEN nga qytetarët si edhe ndërgjegjësimit për gjeneratat e së tashmes dhe së ardhmes.

Ky lajm i mirë e i gjelbërt është vetëm një nga shumë nismat GREEN që DPSHTRR po përgatit për miratim në Këshillin tonë Drejtues dhe MIE, krahas propozimeve në kuadër të ndryshimeve në ligjin për taksat për mjetet rrugore, për miratim në MFE!


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga