Cilët jemi?

You are here

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) është krijuar me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 343, dt. 21.07.1999, në zbatim të Ligjit Nr. 8378, dt. 22 07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, si institucion me vetëfinancim, me kapital tërësisht shtetëror, mbi bazën e pasurisë dhe kapitalit të Ndërmarrjes së Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor drejtohet nga një Këshill Drejtues, që përbëhet nga 5 anëtarë të cilët emërohen nga Ministri përgjegjës për Transportin Rrugor. Me drejtimin dhe administrimin e DPSHTRR-së është i ngarkuar Drejtori i Përgjithshëm i cili emërohet nga Kryeministri me propozim të Ministrit.
DPSHTRR ofron shërbim përmes 13 drejtorive rajonale dhe nënzyrave të shërbimeve të transportit rrugor. Shiko Harta e Drejtorive.


Shërbimet dhe veprimtaria e DPSHTRR

 

Shërbimet për mjetin
  • Regjistrimi i mjeteve, pajisja e mjetit me targa dhe leje qarkullimi
  • Pronësia e mjetit
  • Shërbime të tjera

Leje Drejtimi dhe Autoshkolla
  • Monitorimi i kualifikimit të drejtuesve të mjeteve rrugore
  • Pajisja me leje drejtimi për drejtuesit e mjeteve
  • Kontrolli i veprimtarisë së autoshkollave

Dëshmi, Certifikata dhe Licenca
  • Pajisje me dëshmi, certifikata dhe licenca për subjekte të ndryshme të transportit rrugor si: transporti i udhëtarëve, i mallrave, autoshkollat, etj.

Kontrolli Teknik i Mjeteve
  • Ofrimi i shërbimit të kontrollit teknik të detyrueshëm të mjeteve
  • Pajisja me dokumentacionin përkatës

Regjistri Kombëtar i Mjeteve dhe Drejtuesve të tyre
  • Transmetimi i menjëhershëm i të dhënave te organet e tjera
  • Platforma Open Data DPSHTRR për statistika për publikun

Agjent Tatimor për Taksat e Mjeteve
  •  Mbledhja e të ardhurave nga pagesa e taksave vjetore e mjeteve (TVMP +TVML)

Prodhim i Targave dhe Shtypshkrimeve
  • Organizimi, shtypja dhe shpërndarja e dokumentacionit bazë për transportin rrugor
  • Prodhim i targave të mjeteve sipas formateve të ndryshme

Siguria Rrugore
  • Promovimi dhe ndërgjegjësimi për sigurinë rrugore
  • Automoto Park Albania

RETRO
  • Vlerësimi dhe regjistrimi i mjeteve historike RETRO
  • Promovimi i koleksionistëve shqiptarë të mjeteve historike

 

Statuti i DPSHTRR


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga