
PROJEKTI “AUTOMOTO PARK ALBANIA"
Hap historik për automotorizimin shqiptar dhe aktivitetet automobilistike!
DPSHTRR zhvilloi konsultën e parë teknike virtuale mbi projektin e “AutoMoto Park Albania”, një hap historik për zhvillimin e automotorizimit shqiptar.
Pjesë e këtij takimi ishin:
- Blendi Gonxhja – Drejtor i Përgjithshëm i DPSHTRR
- Sokol Duma - prezantues i Projekt-Idesë së AutoMoto Park
- Maksim Tashi - MIE, anëtar i Këshillit Drejtues të DPSHTRR, si edhe Kryetar i Komisionit Zyrtar RETRO – DPSHTRR
- Niko Leka - President i Automobile Club Albania (ACA)
- Eridon Lameborshi - Sekretar i Përgjithshëm i Automobile Club Albania (ACA)
- Edvin Kasimati - Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Motociklizmit dhe Organizator i Rally Albania
- Ismet Rexhepi - Kryetar i Federatës së Auto Sporteve të Kosovës
- Germando Matraku, Melsi Aliaj dhe Enri Hasanaj - Përfaqësues nga Speedhunters Albania
- Indri Hoxha dhe Frenkli Mema - Përfaqësues nga Illyrius Motorsport
- Christian Vögeli - Përfaqësuesi i Emergency Response Albania
Takimi i parë caktoi hapat nismëtare dhe thirrje për përfshirje të mëtejshme të individëve dhe enteve. Ëndrra për komunitetin dhe tërë sektorin automotiv, por dhe për të apasionuarit e tifozat, me përfitime të jashtëzakonshme ekonomike e sigurie, ka sot mbështetjen nga Qeveria Shqiptare, Ministria e Infrastruktrës dhe Energjisë dhe posaçërisht angazhim konkret organizativ/financiar nga DPSHTRR!
Projekti AutoMoto Park
Mirëpresim nga të gjithë të interesuarit idetë, sugjerimet dhe komentet mbi projektin AutoMoto Park Albania, brenda datës 18 Shtator 2020!
Takimi i parë virtual mbi Auto Moto Park e parë në Shqipëri!