Struktura Organizative

You are here

Kreshnik Bajraktari

 

Z. Kreshnik Bajraktari mban pozicionin si Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor duke filluar nga data 27 Tetor 2025.

Me mbi 14-vite eskperiencë, Z. Bajraktari ka spikatur me profesionalizmin e tij në fushën e transportit, inxhinierisë dhe manaxhimit të projekteve infrastrukturore, si në sektorin publik ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Karriera e tij profesionale ka reflektuar një ecuri të konsoliduar drejt përgjegjësive më të larta ku përpara emërimit të tij si Drejtor i Përgjithshëm i DPSHTRR-së, z. Bajraktari ka mbajtur rolin si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës. Ai ka drejtuar proceset e modernizimit dhe digjitalizimit të portit më të madh të vendit, duke forcuar standardet e sigurisë dhe efikasitetin operacional. Nën drejtimin e tij, Porti i Durrësit ka njohur përmirësime të ndjeshme në menaxhim, bashkëpunim ndërinstitucional dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Përgjatë vitit 2024 ai ka ushtruar detyrën e Këshilltarit për Transportin pranë Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ku ka kontribuar në hartimin e politikave të zhvillimit të qëndrueshëm të transportit dhe modernizimin e sistemeve rrugore e hekurudhore.

Më herët ka mbajtur pozicione drejtuese dhe teknike si Inxhinier i Sistemeve të Sinjalizimit dhe Komandë-Kontrollit, si dhe për një periudhë të gjatë (2014–2022) ka qenë Përgjegjës i Qendrës së Kontrollit të Trafikut Urban të Tiranës, ku ka udhëhequr zhvillimin dhe zbatimin e sistemeve inteligjente të transportit (ITS), menaxhimin e trafikut rrugor dhe optimizimin e trafikut urban.

Eksperienca e tij përfshin gjithashtu bashkëpunime me organizata ndërkombëtare si UNOPS dhe Agjencia Japoneze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA), në projekte që lidhen me përmirësimin e infrastrukturës, sigurisë rrugore dhe transportit të qëndrueshëm.

Z. Bajraktari është diplomuar në Inxhinieri Mekanike dhe ka përfunduar Master Shkencor në Konstruksione Mekanike të Mjeteve të Lëvizshme pranë Universitetit Politeknik të Tiranës. Ai është trajnuar në programe ndërkombëtare të planifikimit të transportit urban dhe të qëndrueshëm në Japoni dhe vendet e Bashkimit Europian.

Falë përvojës teknike dhe aftësive manaxheriale, Z. Bajraktari sjell në krye të DPSHTRR-së një vizion të qartë për modernizimin e shërbimeve të transportit, digjitalizimin e proceseve dhe rritjen e sigurisë rrugore në nivel kombëtar.



"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”