Kontrolli teknik i mjeteve

You are here

 

NJOFTIM për të gjithë qytetarët që kanë kryer kontrollin teknik të mjetit (kolaudimin) ose janë në pritje për rezervim orari për këtë shërbim!

Me Aktin Normativ nr. 36, dt. 23.12.2020, zgjatet me 3 muaj vlefshmëria e certifikatave të kontrollit teknik (kolaudimi) për të gjitha mjetet rrugore që posedojnë një të tillë! Pra çdo mjet që ka kryer kolaudimin deri në 31.12.2020 përfiton këtë shtesë afati!

Përpos kësaj shtyrje, do të ketë dhe një të dytë, në zbatim të Urdhërit Nr.237, datë 31.03.2021 ''Për lëshimin e kopjeve përmbledhëse të dokumentave të qarkullimit ose drejtimit të mjettit''. Të gjitha këto mjete duhet të pajisen në lejen e qarkullimit ose certifikatën e kontrollit teknik, me vulë me afat vlefshmërie 30 ditë nga mbarimi i afatit të parashikuar në aktin normativ nr.36.

- Taksat vjetore të mjeteve duhet të paguhen rregullisht në afatet ekzistuese, pranë drejtorive rajonale e nënzyrave të DPSHTRR ose përmes e-Albania online! 

- DPSHTRR - MIE po punojnë për kompletimin e të gjitha përgatitjeve, akteve, përditësimeve informatike e teknike, ndërhyrjeve në infrastrukturat fizike e virtuale për të përmbyllur tranzicionin e kthimit të shërbimit të kontrollit teknik të mjeteve rrugore nga koncesionari tek shteti dhe për rihapjen sa më parë të shërbimit për qytetarët! Kjo fazë kërkon kohën e vet në mënyrë që të zbatohet me përpikmëri ana ligjore, duke garantuar interesin publik, sigurinë dhe cilësinë e vijimit të shërbimit pas rihapjes! 

- Platforma e re e rezervimit të orarit/datës së kontrollit teknik (kolaudimi) do bëhet aktive sapo të përcaktohet data e rihapjes së këtij shërbimi nga DPSHTRR! Detajet mbi modulet e reja online, adresat dhe funksionalitetet e reja si edhe të gjitha udhëzimet do të publikohen online! (Moduli i vjetër i SGS është çaktivizuar!)

 

Ky njoftim i drejtohet të gjithë qytetarëve/subjekteve të cilët kanë kryer kontrollin teknik të mjetit (kolaudimin) ose janë në pritje për rezervim orari për këtë shërbim!

Të gjitha mjetet, zotëruesit e të cilëve nuk patën mundësi të kryenin kontrollin teknik në dhjetor 2020 për shkak të fluksit të madh në pikat e SGS dhe në këtë moment zotërojnë një certifikatë me afat vlefshmërie të skaduar, nuk do të penalizohen me masë administrative, por afati i vlefshmërisë së certifikatës do të shtyhet me 3 muaj, në zbatim të Aktit Normativ nr. 36, dt. 23.12.2020.

Përpos kësaj shtyrje, do të ketë dhe një të dytë, në zbatim të Urdhërit Nr.237, datë 31.03.2021 ''Për lëshimin e kopjeve përmbledhëse të dokumentave të qarkullimit ose drejtimit të mjettit''. Të gjitha këto mjete duhet të pajisen në lejen e qarkullimit ose certifikatën e kontrollit teknik, me vulë me afat vlefshmërie 30 ditë nga mbarimi i afatit të parashikuar në aktin normativ nr.36.

Mjetet rrugore që targohen nga e para, nga data 5.1.2021, do të kryejnë kolaudimin brenda 3 muajve nga data e targimit! Në lejen e tyre të qarkullimit do të evidentohet me vulë, në kutinë e vulës së kontrollit teknik, afati përkatës pas kontrollit fizik nga DPSHTRR!

Të gjitha mjetet, pavarësisht nëse preken apo jo nga ndryshimet e këtij shërbimi, duhet te vijojnë të paguajnë rregullisht taksat vjetore të mjeteve në afatet ekzistuese, pranë drejtorive rajonale e nënzyrave të DPSHTRR ose përmes e-Albania online!

Mjetet e reja me motor me 0 km, që regjistrohen për herë të parë, nga data 5.1.2021, do pajisen me leje qarkullimi me shënimin përkatës. Në zbatim të nenit 79, te Kodit Rrugor, këto mjete janë të detyruara të bëjnë kolaudimin brenda 1 viti nga data e regjistrimit të parë. Ndërkohë me ndryshimet që priten të miratohen në Kodin Rrugor, ky afat do të zgjatet deri në 3 vjet (Janë informuar të gjitha organet e kontrollit rrugor dhe entet e interesuara!)

  • Në rast se mjeti zotëron një certifikatë të kontrollit teknik me afat vlefshmërie deri më 31.12.2020 dhe nuk është paraqitur për rinovimin e kësaj të fundit, ky mjet përfiton shtyrje të afatit të vlefshmërisë me 3 muaj. Subjekti duhet të paraqitet pranë DPSHTRR për t'u pajisur me CEMT me afat vlefshmërie me +3 muaj nga data e shënuar në certifikatën e kontrollit teknik që zotëron.
  • Ne rast se mjeti zotëron një certifikatë të kontrollit teknik me afat vlefshmërie pas datës 01.01.2021 dhe për shkak të mbylljes së shërbimit nuk e ka rinovuar këtë të fundit, ky mjet njësoj si rasti i mësipërm përfiton shtyrje të afatit të vlefshmërisë me 3 muaj. Subjekti duhet të paraqitet pranë DPSHTRR për t'u pajisur me CEMT me afat vlefshmërie me +3 muaj nga data e shënuar në certifikatën e kontrollit teknik që zotëron.
  • Në rast se mjeti zotëron një certifikatë të kontrollit teknik me afat vlefshmërie psh deri më 01.06.2020 dhe nuk është paraqitur për rinovim edhe kur shërbimi ka qenë i hapur, DPSHTRR këshillon subjektin që të operojë me mjete të tjera të flotës së tij, pasi për mjetin në fjalë nuk janë zbatuar detyrimet ligjore dhe as duke përfituar nga shtyrja e afatit të përcaktuar në Aktin Normativ, nuk ka vlefshmëri certifikata e kontrollit teknik që zotëron, ndaj dhe nuk mund të operojë duke ushtruar veprimtarinë me mjetin në fjalë. Ky subjekt duhet të qëndrojë në pritje të fillimit të shërbimit nga DPSHTRR për rinovim certifikate të kontrollit teknik. 

Në rast se certifikata e kontrollit teknik e skaduar është e muajit dhjetor, atëherë do të pajiset me vulë në lejen e qarkullimit që i mundëson qarkullimin për 3 muaj nga kjo datë, bazuar në Aktin Normativ.

Përpos kësaj shtyrje, do të ketë dhe një të dytë, në zbatim të Urdhërit Nr.237, datë 31.03.2021 ''Për lëshimin e kopjeve përmbledhëse të dokumentave të qarkullimit ose drejtimit të mjettit''. Të gjitha këto mjete do të pajisen në lejen e qarkullimit ose certifikatën e kontrollit teknik, me vulë me afat vlefshmërie 30 ditë nga mbarimi i afatit të parashikuar në aktin normativ nr.36.

Ky mjet do të qëndrojë në pritje që të pajiset me certifikatë të kontrollit teknik sapo të fillojë shërbimi nga DPSHTRR, për të cilin do të ketë njoftime në web dhe në media. Ndërkohe për të udhëtuar jashtë shtetit nuk është e detyrueshme certifikata e kontrolli teknik për mjetet në pronësi të individëve. E rëndësishme është që mjeti të mos ketë detyrime të taksës vjetore TVMP të pa shlyera.


SI TË PAGUAJMË TAKSAT E MJETEVE?

Shërbim direkt në Sportel në çdo Drejtori Rajonale

Kliko Këtu për vendndodhjen e Sporteleve


Pagesë Online përmes Portalit e-Albania

Kliko Këtu për pagesën përmes Portalit