Për rastet e humbjes, vjedhjes ose shkatërrimit të lejedrejtimit, zotëruesi i saj duhet që brenda 48 orëve të bëjë denoncim në organet e policisë, të cilat lëshojnë vërtetim për këtë denoncim.
Qytetari, me kërkesë pranë DRSHTRR-së ku ka vendbanimin, mund të pajiset me lejedrejtimi të përkohshme menjëherë, me afat vlefshmërie 30 ditë.
Dokumentacioni dhe tarifat
Pasi të kenë kaluar 30 ditë dhe lejedrejtimi i humbur ose i vjedhur nuk është gjetur ose kthyer, i interesuari kërkon dublikatin e lejedrejtimit, duke paraqitur pranë DRSHTRR-së ku ka vendbanimin dokumentet:
- kërkesën për kryerje shërbimi
- Vërtetimin e denoncimit për humbje, vjedhje apo shkatërrim të lejedrejtimit; ose lejedrejtimin e përkohshme;
- dokument identifikimi të vlefshëm dhe fotokopjen përkatëse. Karta e identitetit ose pasaporta (për shtetasit e huaj) verifikohet dhe i kthehet qytetarit; (Për shtetasit e huaj Leja e qëndrimit duhet të jetë brenda afateve të vlefshmërisë);
- deklaratën e marrjes së përgjegjësisë administrative, model D/DPA (për rastet kur nuk është pajisur me lejedrejtimi të përkohshme);
- mandat pagesën prej 3500 lekë të tarifës së shërbimit për lejedrejtimi (kartoni);
- nëse lejedrejtimin do të tërheqë një person tjetër, plotëson një deklaratë me shkrim ku autorizon personin që do tërheqë lejedrejtimin si dhe dorëzon fotokopjen e kartës së identitetit të këtij personi;
- nëse dëshiron të pajiset me “Kopje përmbledhëse të lejes së drejtimit” 1 (një) foto me ngjyra, me përmasa 4 x 5 cm;
Për më tepër nëse lejedrejtimit të humbur, vjedhur apo shkatërruar i ka mbaruar afati i vlefshmërisë
- certifikatë mjekësore me fotografi, që vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor, të kategorisë përkatëse, të lëshuar jo më përpara se gjashtë muaj nga data e paraqitjes së kërkesës;
Në përfundim, i merret foto dixhitale dhe depozitohet nënshkrimi elektronik (emër + mbiemër), të cilat pasqyrohen në lejedrejtimi.
Lejedrejtimi tërhiqet pranë sporteleve të shërbimit me qytetarin të Drejtorisë Rajonale ku është bërë aplikimi.