Regjistrim i mjeteve për herë të parë

You are here

Mjet i importuar (0 km), i blerë në Shqipëri

Personi i interesuar për të regjistruar një mjet të ri (me 0 Km), të blerë në Shqipëri, paraqitet pranë sporteleve të shërbimit me këto dokumente:

  1. Kërkesë për shërbim, e cila plotësohet pranë sporteleve.
  2. Dokument identifikimi, i cili pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për çregjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik nevojitet ekstrakti i QKB-së i cili verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet në sportel nga nëpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim dhe fotokopje e kartës identitetit ose e pasaportës biometrike.
  3. Certifikatën e kontrollit fizik të mjetit. (Ky dokument lëshohet, pas kryerjes së kontrollit fizik të mjetit pranë ambienteve të Drejtorive Rajonale).
  4. Certifikatë përputhje ose dokument, me të gjithë treguesit teknik të domosdoshëm për identifikimin e mjetit, të lëshuar nga prodhuesi, në origjinal.
  5. Dokumenti i zhdoganimit (DAV) të lëshuar nga Dogana Shqiptare, në origjinal.
  6. Dokumenti i fitimit të pronësisë, i vlefshëm.
  7. Kontratën e sigurimit të mjetit sipas kushteve të marrëveshjes së përbashkët DPSHTRR-AMF.
  8. Konfirmimin nga Regjistri i Barrëve Siguruese sipas kushteve të marrëveshjes së përbashkët DPSHTRR-RBS.

Shënim: Të gjithë dokumentet në gjuhë të huaj duhet të jenë të përkthyera në shqip dhe të noterizuar.

Nëse personi që paraqitet në sportel nuk është pronar i mjetit, veç dokumenteve të mësipërme duhet të dorëzohet edhe prokura e posaçme/ autorizim për kryerjen e veprimeve në emër të pronarit të mjetit.

Tarifa e Shërbimit 7500 Lekë.

Mjet i importuar (0 km), i blerë jashtë shtetit

Personi i interesuar për të regjistruar një mjet të ri (me 0 Km), të blerë jashtë shtetit, paraqitet pranë sporteleve të shërbimit me këto dokumente:

  1. Kërkesë për shërbim, e cila plotësohet pranë sporteleve.
  2. Dokument identifikimi, i cili pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për çregjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik nevojitet ekstrakti i QKB-së i cili verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet në sportel nga nëpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim dhe fotokopje e kartës identitetit ose e pasaportës biometrike.
  3. Certifikatën e kontrollit fizik të mjetit. (Ky dokument lëshohet pas kryerjes së kontrollit fizik të mjetit pranë ambienteve të Drejtorive Rajonale).
  4. Certifikatë përputhje ose dokument, me të gjithë treguesit teknik të domosdoshëm për identifikimin e mjetit, të lëshuar nga prodhuesi, në origjinal.
  5. Dokumentin e zhdoganimit (DAV) të lëshuar nga Dogana Shqiptare, në origjinal.
  6. Dokumenti i fitimit të pronësisë, i vlefshëm.
  7. Kontratën e sigurimit të mjetit sipas kushteve të marrëveshjes së përbashkët DPSHTRR-AMF.

Shënim: Të gjithë dokumentet në gjuhë të huaj duhet të jenë të përkthyera në shqip dhe të noterizuar.

Nëse personi që paraqitet në sportel nuk është pronar i mjetit, veç dokumenteve të mësipërme duhet të dorëzohet edhe prokura e posaçme/ autorizim për kryerjen e veprimeve në emër të pronarit të mjetit.

Tarifa e shërbimit 7500 Lekë.

Mjet i importuar, i përdorur, i blerë në Shqipëri ose jashtë shtetit

Personi i interesuar për të regjistruar një mjet të përdorur, të blerë në Shqipëri, ose jashtë shtetit, paraqitet pranë sporteleve të shërbimit me këto dokumente:

  1. Kërkesë për shërbim, e cila plotësohet pranë sporteleve.
  2. Kartë identiteti, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për çregjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik nevojitet ekstrakti i QKB-së i cili verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet në sportel nga nëpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim dhe fotokopje e kartës identitetit ose e pasaportës biometrike.
  3. Certifikatën e kontrollit fizik të mjetit. (Ky dokument lëshohet, pas kryerjes së kontrollit fizik të mjetit pranë ambienteve të Drejtorive Rajonale).
  4. Dokumentet shoqërues me treguesit teknikë dhe të pronësisë së mjetit, të lëshuar nga organet zyrtare të shtetit nga vjen mjeti si leje qarkullimi dhe/ose certifikatë pronësie, ose çregjistrim për eksport, në origjinal.
  5. Dokumenti i zhdoganimit (DAV) të lëshuar nga Dogana Shqiptare, në origjinal.
  6. Dokumenti i fitimit të pronësisë, i vlefshëm.
  7. Kontratën e sigurimit të mjetit, sipas kushteve të marrëveshjes së përbashkët DPSHTRR-AMF.
  8. Konfirmimin nga Regjistri i Barrëve Siguruese, sipas kushteve të marrëveshjes së përbashkët DPSHTRR-RBS, për mjetet e përdorura të blera në vend.

Shënim: Të gjithë dokumentet në gjuhë të huaj duhet të jenë të përkthyera në shqip dhe të noterizuar.

Nëse personi që paraqitet në sportel nuk është pronar i mjetit, veç dokumenteve të mësipërme duhet të dorëzohet edhe prokura e posaçme për kryerjen e veprimeve në emër të pronarit të mjetit.

Tarifa për këtë shërbim 4500 Lekë; nëse do të kërkohet ndryshimi i targave: 7500 Lekë.

Mjet i importuar, i përdorur, i shitur me ankand

Personi i interesuar për të regjistruar një mjet të përdorur, të shitur me ankand nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) dhe nga Rezervat Materiale Shtetërore, por të paregjistruara në Shqipëri; paraqitet pranë sporteleve të shërbimit me këto dokumente:

  1. Kërkesë për shërbim, e cila plotësohet pranë sporteleve.
  2. Kartë identiteti, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për çregjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik nevojitet ekstrakti i QKB-së i cili verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet në sportel nga nëpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim dhe fotokopje e kartës identitetit ose e pasaportës biometrike.
  3. Faturën tatimore shitje, të lëshuar nga institucionet e mësipërme (në origjinal), ose urdhrin e ministrit përgjegjës për transferimin kapital të mjetit në favor të një institucioni tjetër shtetëror (fotokopje e njësuar me origjinalin).
  4. Fotokopjen e njësuar me origjinalin të dokumentit mbi gjendjen fizike të mjetit në momentin e shitjes, në të cilin përveç të tjerave të evidentohet numri identifikimit të mjetit dhe sipas rastit mungesa e dokumenteve teknike shoqëruesit të mjetit;
  5. Dokumenti i zhdoganimit (DAV) të lëshuar nga Dogana Shqiptare, në origjinal.
  6. Kontratën e sigurimit të mjetit, sipas kushteve të marrëveshjes së përbashkët DPSHTRR-AMF.

Shënim: Të gjithë dokumentet në gjuhë të huaj duhet të jenë të përkthyera në shqip dhe të noterizuar.

Nëse personi që paraqitet në sportel nuk është pronar i mjetit, veç dokumenteve të mësipërme duhet të dorëzohet edhe prokura e posaçme për kryerjen e veprimeve në emër të pronarit të mjetit.

Tarifa për këtë shërbim 4500 Lekë; nëse do të kërkohet ndryshimi i targave: 7500 Lekë.

Verifiko Mjetin e Importuar

VERIFIKO MJETIN E IMPORTUAR

Dëshironi të blini një automjet të përdorur të importuar?

Verifikoni online kategorinë mjedisore, prejardhjen e mjetit dhe tregues të tjerë teknik, nëpërmjet numrit të identifikimit (numrit të shasisë) dhe targës.

Më poshtë gjeni një listë me faqe zyrtare të huaja, nëpërmjet të cilave mund të gjeni përgjigje edhe për pyetje si: 

 

 

Cilat janë të dhënat teknike të mjetit?

Cilat janë të dhënat mbi kilometrazhin e mjetit?

A ka patur mjeti ndonjë dëmtim?

A ka mjeti ndonjë problem prodhimi?

Cili ka qenë përdorimi i mëparshëm i mjetit?

Është automjeti i regjistruar në databazën e automjeteve të vjedhura?

Sa zotërues ka pasur mjeti?


Verifiko Mjetin nëpërmjet Numrit të Identifikimit (Shasisë)

 

  • Bimmer.Work web i konstruktorit, vetëm për markat BMW dhe Minicooper.
  • Vpic.Gov web zyrtar, vetëm për mjetet që importohen nga USA.


Verifiko Mjetin nëpërmjet Targës

 

  • Ilportaledellautomobilista.It web zyrtar, vetëm për mjetet që importohen nga Italia. Konfirmon kategorinë mjedisore Euro.
  • Aplikacioni Veicolo, shkarkohet nga App Store dhe Play Store për smartphone. Vetëm për mjetet që importohen nga Italia, konfirmon Kategorinë mjedisore si dhe disa tregues të tjerë teknik. Play Store  |  App Store
  • Ibc.Ca kontroll nëse mjeti është përfshirë në katastrofë natyrore.