Shërbime për mjete të regjistruara

You are here

Çregjistrim i Përkohshëm dhe i Përhershëm i mjetit

 

REZERVO ONLINE TAKIMIN NË SPORTEL

Çregjistrim i Përkohshëm i mjetit (heqje e përkohshme nga qarkullimi)

Personi i interesuar për çregjistrim të përkohshëm të mjetit (heqje e përkohshme nga qarkullimi), pasi ka paguar detyrimet përkatëse për taksat e mjetit, paraqitet pranë sporteleve të shërbimit me këto dokumente:

  1. Kërkesë për shërbim, e cila plotësohet pranë sporteleve.
  2. Dokument identifikimi, i cili pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për çregjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik nevojitet ekstrakti i QKB-së i cili verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet në sportel nga nëpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim dhe fotokopje e kartës identitetit ose e pashaportës biometrike.
  3. Lejen e qarkullimit të mjetit.
  4. Targat e mjetit.
  5. Pagesa e taksave deri në datën e çregjistrimit.

* Në rast humbje ose vjedhje të dokumenteve apo njërës targë duhet denoncimi nga Policia e Shtetit, nëse humbasin të dyja targat duhet vërtetim nga prokuroria.

Tarifa e shërbimit 1000 Lekë.

* Në rastet kur kërkohet ri-regjistrimi i mjetit, personi i interesuar paraqitet pranë sporteleve të shërbimit me këto dokumente:

  1. Kërkesë për shërbim, e cila plotësohet pranë sporteleve .
  2. Vërtetimin e çregjistrimit të përkohshëm.

Çregjistrim i Përhershëm i mjetit (heqje e përhershme nga qarkullimi) kur mjeti del jashtë përdorimit

Personi i interesuar për çregjistrim të përhershëm të mjetit (heqje e përhershme nga qarkullimi), paraqitet pranë sporteleve të shërbimit me këto dokumente:

  1. Kërkesë për shërbim, e cila plotësohet pranë sporteleve.
  2. Dokument identifikimi, i cili pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për çregjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik nevojitet ekstrakti i QKB-së i cili verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet në sportel nga nëpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim dhe fotokopje e kartës identitetit ose e pashaportës biometrike.
  3. Leje qarkullimi e mjetit.
  4. Certifikatë pronësie e mjetit.
  5. Targat e mjetit.
  6. Vërtetim RBS (lëshuar nga Regjistri i Barrëve Siguruese).
  7. Certifikatën e shkatërrimit lëshuar nga subjekti i licencuar për depozitimin e mjeteve në fund të jetës ose dokument të barasvlershëm nëse shkatërrimi ka ndodhur jashtë shtetit.
  8. Pagesa e taksave deri në datën e çregjistrimit.

Në rast humbje ose vjedhje të dokumenteve ose targës/ targave duhet denoncimi nga Policia e Shtetit/ Prokuroria.

Tarifa e shërbimit 600 Lekë.


Çregjistrim i Përhershëm i mjetit për eksport (heqje e përhershme nga qarkullimi në Shqipëri për t’u eksportuar në shtete të tjera)

Personi i interesuar për çregjistrim të përhershëm të mjetit për eksport (heqje e përhershme nga qarkullimi në Shqipëri për t’u eksportuar në shtete të tjera), paraqitet pranë sporteleve të shërbimit me këto dokumente:

  1. Kërkesë për shërbim, e cila plotësohet pranë sporteleve.
  2. Dokument identifikimi, i cili pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për çregjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik nevojitet ekstrakti i QKB-së i cili verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet në sportel nga nëpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim dhe fotokopje e kartës identitetit ose e pashaportës biometrike.
  3. Leje qarkullimi e mjetit.
  4. Certifikatë pronësie e mjetit.
  5. Targat e mjetit.
  6. Vërtetim RBS (i lëshuar nga Regjistri i Barrëve Siguruese).
  7. Në rast se për mjetin ka kontratë shitblerje, kjo kontratë origjinale duhet të dorëzohet që të vijohet me kalimin e pronësisë.
  8. Pagesa e taksave deri në datën e çregjistrimit.

* Kur mjeti është eksportuar dhe regjistruar në një shtet tjetër duke përdorur dokumentacionin origjinal, pa kryer më pare çregjistrimin, dokumentet sipas numrave “3”, “4” dhe “5”, do të zëvendësohen me vërtetimin në origjinal me konfirmimin përkatës të lëshuar nga autoritetet e shtetit që ka bërë regjistrimin, me vulë apostile.

* Nëse personi është shtetas i huaj, jo rezident në Shqipëri, si dokument identifikimi duhet fotokopje e noterizuar e pasaportës, ose e kartës së identitetit.

Mjeti pajiset me targa provizore për eksport, leje qarkullimi provizore me afat vlefshmërie 30 ditë dhe certifikatë pronësie me shënimin “për eksport”.

Tarifa për shërbimin në total 4000 Lekë.

Ndryshimi i vendbanimit të pronarit të mjetit

 

REZERVO ONLINE TAKIMIN NË SPORTEL

 

Kur pronari ndryshon vendbanimin brenda Bashkisë.

Personi i interesuar paraqitet pranë sporteleve të shërbimit dhe me këto dokumenta:

  1. Kërkesë për shërbim, e cila plotësohet pranë sporteleve.
  2. Kartë identiteti, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për këtë shërbim është subjekt fizik ose juridik nevojitet ekstrakti i QKB-së i cili verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet në sportel nga nëpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim dhe fotokopje e kartës identitetit ose e pashaportës biometrike.
  3. Leje qarkullimi e mjetit.
  4. Certifikatë pronësie e mjetit.

Në rastin e ndërrimit të adresës së vendbanimit, duhet të azhurnohet Leja e Qarkullimit (tarifa: 1000 Lekë) dhe Certifikata e Pronësisë (tarifa: 2000 Lekë).

Veprimet do te kryhen pa kontroll fizik, njëlloj për të gjitha kategoritë e mjeteve.


Kur pronari ndryshon vendbanimin brenda Bashkive, që ka nën juridiksion Drejtoria Rajonale.

Personi i interesuar paraqitet pranë sporteleve të shërbimit me këto dokumenta:

  1. Kërkesë për shërbim, e cila plotësohet pranë sporteleve.
  2. Kartë identiteti, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për çregjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik nevojitet ekstrakti i QKB-së i cili verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet në sportel nga nëpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim dhe fotokopje e kartës identitetit ose e pashaportës biometrike.
  3. Leje qarkullimi e mjetit.
  4. Certifikatë e pronësisë së mjetit.
  5. Targat e mjetit, vetëm kur ato janë sipas sistemit të vjetër*.

Në rastin e ndërrimit të adresës së vendbanimit, duhet të azhurnohet Leja e Qarkullimit (tarifa: 1000 Lekë) dhe Certifikata e Pronësisë (tarifa: 2000 Lekë).

*Nëse targat janë sipas modelit të vjetër, duhet të ndryshohen sipas formatit të VKM-së nr. 724, datë 1.9.2010 dhe shërbimi i ndryshimit të vendbanimit do të kushtojë 6000 Lekë për automjetet, dhe 4500 Lekë për motomjetet.


Kur pronari ndryshon vendbanimin jashtë juridiksionit të Drejtorisë Rajonale.

Personi i interesuar paraqitet pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorisë Rajonale që mbulon vendbanimin e ri me këto dokumenta:

  1. Kërkesë për shërbim, e cila plotësohet pranë sporteleve.
  2. Kartë identiteti, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për çregjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik nevojitet ekstrakti i QKB-së i cili verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet në sportel nga nëpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim dhe fotokopje e kartës identitetit ose e pashaportës biometrike.
  3. Leje qarkullimit e mjetit, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësit e shërbimit, ju kthehet përsëri. Leja dorëzohet përfundimisht në momentin kur dosja e mjetit tuaj vjen nga Drejtoria Rajonale e mëparshme.
  4. Certifikatë e pronësisë së mjetit, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësit e shërbimit, ju kthehet përsëri. Certifikata dorëzohet përfundimisht në momentin kur dosja e mjetit tuaj vjen nga Drejtoria Rajonale e mëparshme.
  5. Targat e mjetit, vetëm kur ato janë sipas sistemit të vjetër. Targat dorëzohen përfundimisht në momentin kur dosja e mjetit tuaj vjen nga Drejtoria Rajonale e mëparshme.

Në rastin e ndërrimit të adresës së vendbanimit jashtë juridiksionit  të drejtorisë rajonale, duhet të bëhet kërkesë për transferimin e dosjes së mjetit (tarifa 600 Lekë), të azhurnohet Leja e Qarkullimit (tarifa: 1000 Lekë) dhe Certifikata e Pronësisë (tarifa: 2000 Lekë).

*Nëse targat janë sipas modelit të vjetër, duhet të ndryshohen sipas formatit të VKM-së Nr. 724, datë 1.9.2010 dhe shërbimi i ndryshimit të vendbanimit do të kushtojë 6600 Lekë për automjetet, dhe 5100 Lekë për motomjetet.

Ndryshimi i gjeneraliteteve të pronarit të mjetit

 

REZERVO ONLINE TAKIMIN NË SPORTEL

 

Personi i interesuar paraqitet pranë sporteleve të shërbimit me këto dokumente:

  1. Kërkesë për shërbim, e cila plotësohet pranë sporteleve.
  2. Dokument identifikimi, i cili pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për këtë shërbim është subjekt fizik ose juridik nevojitet ekstrakti i QKB-së i cili verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet në sportel nga nëpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim dhe fotokopje e kartës identitetit ose e pasaportës biometrike.
  3. Leje qarkullimi e mjetit.
  4. Certifikatën e pronësisë së mjetit.

Tarifat e shërbimit:

  • 3000 Lekë për ndryshimin e gjeneraliteteve të pronarit të mjetit
  • 6000 Lekë në rastin e ndërrimit të adresës së vendbanimit jashtë juridiksionit të drejtorisë rajonale dhe targat janë sipas sistemit të vjetër.
Ndryshim i përdorimit të mjetit

Mjeti mund të caktohet për përdorim vetjak ose për të tretë.

Përdorimi i mjetit nga të tretë përfshin:

  • dhënien me qira, pa drejtues mjeti,
  • dhënien me qira, me drejtues mjeti dhe shërbimi taksi për transport udhëtarësh,
  • shërbimin e linjës për transport udhëtarësh ose për transport mallrash,
  • shërbimin e transportit të mallrave për llogari të tretëve,
  • shërbimin taksi për transportin e mallrave për llogari të tretëve.

Ndryshimi i përdorimit të mjetit pasqyrohet në Leje qarkullimi dhe në Certifikatën e pronësisë, në fushën "Destinacioni dhe Përdorimi".

Personi i interesuar paraqitet pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorisë Rajonale ku është i regjistruar mjeti dhe dorëzon këto dokumente:

  1. Kërkesë për shërbim, e cila plotësohet pranë sporteleve.
  2. Dokument identifikimi, i cili pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për këtë shërbim është subjekt fizik ose juridik nevojitet ekstrakti i QKB-së i cili verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet në sportel nga nëpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim dhe fotokopje e kartës identitetit ose e pasaportës biometrike.
  3. Leje qarkullimi e mjetit.
  4. Certifikatën e pronësisë së mjetit.
  5. Kontratën e qirasë të noterizuar.
  6. Kontratën e sigurimit të mjetit sipas kushteve të marrëveshjes së përbashkët DPSHTRR-AMF.

Tarifat e shërbimit:

  • 3000 Lekë (1000 Lekë Leje qarkullimi, 2000 Lekë Certifikatë e pronësisë së Mjetit).
Ndryshimi i Pronësisë mbi mjetin

 

REZERVO ONLINE TAKIMIN NË SPORTEL

 

Personi i interesuar paraqitet pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorisë Rajonale që administron vendbanimin e ri dhe dorëzon këto dokumente:

  1. Kërkesë për shërbim, e cila plotësohet pranë sporteleve.
  2. Kartë identiteti, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për këtë shërbim është subjekt fizik ose juridik nevojitet ekstrakti i QKB-së i cili verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet në sportel nga nëpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim dhe fotokopje e kartës identitetit ose e pashaportës biometrike.
  3. Dokumenti i fitimit të pronësisë së mjetit, sipas Kodit Civil, në origjinal.
  4. Leje qarkullimit e mjetit.
  5. Certifikatë e pronësisë së mjetit.
  6. Targat e mjetit, kur ato janë sipas sistemit të vjetër.
  7. Vërtetimi RBS (lëshuar nga Regjistri i Barrëve Siguruese).

* Për mjetet e regjistruara në Arkivin Kombëtar të Mjeteve, që shiten me ankand nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) dhe nga Rezervat Materiale Shtetërore, përveç dokumentacionit të përcaktuar më sipër aplikanti dorëzon edhe këto dokumente:

  1. Faturën tatimore të shitjes, të lëshuar nga institucionet e mësipërme (në origjinal), ose urdhrin e ministrit përgjegjës për transferimin kapital të mjetit në favor të një institucioni tjetër shtetëror (fotokopje e njësuar me origjinalin);
  2. Fotokopje e njësuar me origjinalin e procesverbalit mbi gjendjen fizike të mjetit në momentin e shitjes.

Ky shërbim kërkon ndryshimin e lejes së qarkullimit (tarifa 1000 Lekë), certifikatës së pronësisë (tarifa 2000 Lekë).

* nëse dosja e mjetit që do të ndryshojë pronësinë ndodhet në tjetër Drejtori Rajonale, bëhet kërkesa për transferimin e dosjes (tarifa 600 Lekë);

* ndryshimi i targave (nëse do të kërkohet) do të kushtojë 3000 Lekë për automjetet dhe 1500 Lekë për motomjetet).

Humbja, vjedhja, shkatërrimi ose dëmtimi i lejes së qarkullimit

 

REZERVO ONLINE TAKIMIN NË SPORTEL

 

Në rastin e humbjes apo vjedhjes së lejes së qarkullimit, zotëruesi i mjetit duhet të bëjë denoncimin pranë organeve kompetente te policisë se shtetit, dhe më pas të paraqitet pranë sporteleve të shërbimit në DRSHTRR për zëvendësimin e saj duke dorëzuar këto dokumente:

  1. Kërkesën për shërbim, e cila plotësohet pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorive Rajonale.
  2. Dokument identifikimi i zotëruesit të mjetit apo personit të autorizuar të tij, i cili pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Për subjektet, personi që kryen veprimet duhet të ketë autorizim dhe dokument identifikimi me vete. Vërtetimin e denoncimit, lëshuar nga Policia e Shtetit (ndiqet protokolli zyrtar).

Leja e re e Qarkullimit do të lëshohet vetëm pasi të kenë kaluar 30 ditë nga data e vërtetimit të denoncimit, por sipas kërkesës, ju jepet e drejta të pajiseni me Leje Qarkullimi Provizore me vlefshmëri 30 ditë.

Pasi të jetë përmbushur afati i detyrueshëm dhe leja e qarkullimit nuk është gjetur, personi i interesuar paraqitet pranë sportelit dhe dorëzon:

  • aplikimin pranë Drejtorisë Rajonale për shërbimin e kërkuar,
  • lejen e përkohshme të qarkullimit të mjetit.

Tarifa për zëvendësimin e lejes së qarkullimit është 1000 Lekë.

Tarifa e pajisjes me leje provizore është 500 Lekë.


Në rastin e dëmtimit të lejes së qarkullimit (leja e qarkullimit konsiderohet e dëmtuar, kur ajo është e dëmtuar por e identifikueshme) personi i interesuar dorëzon:

  1. Aplikimin pranë Drejtorisë Rajonale për shërbimin e kërkuar, i cili përmban dhe formularin e aplikimit për shërbim;
  2. Lejen e qarkullimit të dëmtuar.

Tarifa për zëvendësimin e lejes së qarkullimit është 1000 Lekë.


Në rastin e shkatërrimit të lejes së qarkullimit, do të veprohet njëlloj si në rastet e humbjes ose vjedhjes.

Humbja, vjedhja, shkatërrimi ose dëmtimi i targës/targave

 

REZERVO ONLINE TAKIMIN NË SPORTEL

 

Në rastin e humbjes apo vjedhjes së targës, aplikanti bën denoncimin pranë organeve të policisë së shtetit dhe vetëm pasi të kalojnë 15 ditë nga data e lëshimit të vërtetimit të denoncimit paraqitet dhe dorëzon pranë sporteleve të shërbimit këto dokumente:

  1. Kërkesën për shërbim, e cila plotësohet pranë sporteleve.
  2. Dokument identifikimi, i cili pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për këtë shërbim është subjekt fizik ose juridik nevojitet ekstrakti i QKB-së i cili verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet në sportel nga nëpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim dhe fotokopje e kartës identitetit ose e pashaportës biometrike.
  3. Vërtetim denoncimi i lëshuar nga Policia e Shtetit (vetëm kur ka humbur një targë).
  4. Vërtetim denoncimi i lëshuar nga Prokuroria (vetëm kur kanë humbur të dy targat).
  5. Leje qarkullimi e mjetit.
  6. Certifikatë e pronësisë së mjetit.
  7. Targë vetëm 1 copë (vetëm kur është denoncuar humbja e targës tjetër).

Tarifa për këtë shërbim: 6000 Lekë (ku përfshihet ndërrimi i lejes së qarkullimit ndërrimi i certifikatës së pronësisë dhe targave).


Në rastet e dëmtimit të targës, (në atë shkallë sa targa të jetë e identifikueshme dhe kur targa është e formatit të ri), aplikanti dorëzon:

  1. Kërkesën për shërbim, e cila plotësohet pranë sporteleve.
  2. Dokument identifikimi, i cili pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për çregjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik nevojitet ekstrakti i QKB-së i cili verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet në sportel nga nëpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim dhe fotokopje e kartës identitetit ose e pashaportës biometrike.
  3. Vetëm targën e dëmtuar të mjetit.

Tarifa për këtë shërbim: 1500 Lekë.


Në rastin e dëmtimit apo shkatërrimit të targës ku numri i regjistrimit nuk lexohet, do të veprohet njëlloj si në rastet e humbjes ose vjedhjes.

Lëshimi i targës përsëritëse

Lëshimi i targës përsëritëse

Personi i interesuar për targë përsëritëse, për karrel ose rimorkio me një aks deri në 750 kg, që i bashkëlidhet një automjeti, paraqitet pranë sporteleve të shërbimit me këto dokumente:

  1. Kërkesë për shërbim, e cila plotësohet pranë sporteleve.
  2. Kartë identiteti, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për këtë shërbim është subjekt fizik ose juridik nevojitet ekstrakti i QKB-së i cili verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet në sportel nga nëpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim dhe fotokopje e kartës identitetit ose e pasaportës biometrike.
  3. Leje qarkullimi të automjetit që do t’i bashkëlidhet targa.
  4. Certifikatën e kontrollit fizik të karrelit. (Ky dokument lëshohet, pas kryerjes së kontrollit fizik të mjetit pranë ambienteve të Drejtorive Rajonale).
  5. Dokumentet shoqërues me treguesit teknikë dhe të pronësisë së mjetit, të lëshuar nga organet zyrtare të shtetit nga vjen mjeti si leje qarkullimi dhe/ose certifikatë pronësie, ose çregjistrim për eksport, në origjinal.
  6. Dokumenti i zhdoganimit (DAV) të lëshuar nga Dogana Shqiptare, në origjinal.
  7. Dokumenti i fitimit të pronësisë, i vlefshëm.
  8. Kontratën e sigurimit të mjetit, sipas kushteve të marrëveshjes së përbashkët DPSHTRR-AMF.
  9. Konfirmimin nga Regjistri i Barrëve Siguruese, sipas kushteve të marrëveshjes së përbashkët DPSHTRR-RBS, për mjetet e përdorura të blera në vend.

Tarifa për këtë shërbim - 4000 Lekë:

  • 1500 Lekë kontroll fizik:
  • 1500 Lekë targa:
  • 1000 Lekë ndryshimi i lejes së qarkullimit.

Shënim: Të gjithë dokumentet në gjuhë të huaj duhet të jenë të përkthyera në shqip dhe të noterizuar.

Nëse personi që paraqitet në sportel nuk është pronar i mjetit, veç dokumenteve të mësipërme duhet të dorëzohet edhe prokura e posaçme/ autorizimi për kryerjen e veprimeve në emër të pronarit të mjetit.

* Nëse karreli është i regjistruar me pare, atëherë ndryshohet leja e qarkullimit dhe lëshohet targa, 3000 Lekë.


Lëshimi i targës përsëritëse për karrel të përdorur, të shitur me ankand

Personi i interesuar për targë përsëritëse, për karrel, të përdorur, të shitur me ankand nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) dhe nga Rezervat Materiale Shtetërore, por të paregjistruara në Shqipëri; paraqitet pranë sporteleve të shërbimit me këto dokumente:

  1. Kërkesë për shërbim, e cila plotësohet pranë sporteleve.
  2. Kartë identiteti, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për çregjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik nevojitet ekstrakti i QKB-së i cili verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet në sportel nga nëpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim dhe fotokopje e kartës identitetit ose e pasaportës biometrike.
  3. Faturën tatimore shitje, të lëshuar nga institucionet e mësipërme (në origjinal), ose urdhrin e ministrit përgjegjës për transferimin kapital të mjetit në favor të një institucioni tjetër shtetëror (fotokopje e njësuar me origjinalin).
  4. Fotokopjen e njësuar me origjinalin të dokumentit mbi gjendjen fizike të mjetit në momentin e shitjes, në të cilin përveç të tjerave të evidentohet numri identifikimit të mjetit dhe sipas rastit mungesa e dokumenteve teknike shoqëruesit të mjetit;
  5. Dokumenti i zhdoganimit (DAV) të lëshuar nga Dogana Shqiptare, në origjinal.
  6. Kontratën e sigurimit të mjetit, sipas kushteve të marrëveshjes së përbashkët DPSHTRR-AMF.

Shënim: Të gjithë dokumentet në gjuhë të huaj duhet të jenë të përkthyera në shqip dhe të noterizuar.

Nëse personi që paraqitet në sportel nuk është pronar i mjetit, veç dokumenteve të mësipërme duhet të dorëzohet edhe prokura e posaçme/ autorizim për kryerjen e veprimeve në emër të pronarit të mjetit.

Tarifa për shërbimin 4500 Lekë.

Ndryshimi i Karakteristikave Konstruktive dhe Funksionale të mjetit

Për azhurnimin e ndryshimit të karakteristikave konstruktive apo funksionale të mjetit, personi i interesuar paraqitet pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorisë Rajonale ku është i regjistruar mjeti dhe dorëzon këto dokumente: 

  1. Kërkesë për shërbim, e cila plotësohet pranë sporteleve.
  2. Dokument identifikimi, i cili pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për këtë shërbim është subjekt fizik ose juridik nevojitet ekstrakti i QKB-së i cili verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet në sportel nga nëpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim dhe fotokopje e kartës identitetit ose e pashaportës biometrike.
  3. Leje qarkullimi e mjetit.
  4. Certifikatën e miratimit përfundimtar të ndryshimit lëshuar nga subjekti i licencuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE).
  5. Certifikatën e pronësisë së mjetit (nëse ndryshimi i karakteristikave konstruktive dhe funksionale kërkon azhurnimin e të dhënave të saj).

Tarifa për këtë shërbim:

  • 2500 Lekë (Kontroll fizik + ndryshimi i lejes së qarkullimit),
  • 4500 Lekë (Kontroll fizik + ndryshim leje qarkullimi + ndryshim certifikatë pronësie).

Ndryshimet e karakteristikave si më poshtë nuk do të kenë nevojë për kontroll dhe provë sipas Nenit 77 të Kodit Rrugor të RSH, por do të pranohen nëpërmjet vetëdeklarimit me shkrim të personit të interesuar.

  1. Reduktimi i vendeve të autoveturave, nga 6+1 në 4+1, në rastet kur është i parashikuar dhe lejohet të kryhet, nga konstruktori i mjetit.
  2. Ndryshimi i ngjyrës së karrocerisë apo veshja me adeziv e mjetit.
  3. Ndryshimi i klasifikimit nga ATP në Autoveturë, vetëm për mjetet, të cilat nga konstruksioni janë autovetura, më numër ndenjësesh 3+1 ose 4+1, por të klasifikuara si ‘Automjet për Transport të Përzier’ në vendin e origjinës.
  4. Ndryshimi i numrit të gomave (përmasat e gomave) të parashikuarat nga konstruktori i mjetit, bazuar në certifikatën e konformitetit.
  5. Ndryshimi i destinacionit të mjetit nga autoshkollë në përdorim vetjak.

 

Humbja, vjedhja, shkatërrimi ose dëmtimi i certifikatës së pronësisë së mjetit

Kur dëmtohet apo humbet certifikata e pronësisë mbi mjetin, personi i interesuar paraqitet pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorisë Rajonale ku është i regjistruar mjeti dhe dorëzon këto dokumente:

  1. Kërkesë për shërbim, e cila plotësohet pranë sporteleve;
  2. Deklarimi për humbjen e certifikatës së pronësisë përpara nëpunësit të pranimit me përgjegjësi administrative të deklaruesit, e shprehur në modelin e kërkesës për shërbim në pikën 1.

Tarifa për këtë shërbim: 2000 Lekë.

Shënimi i numrit të ri të identifikimit të mjetit

Personi i interesuar pranë sporteleve të shërbimit, dorëzon këto dokumente: 

  1. Aplikimin pranë Drejtorisë Rajonale për shërbimin e kërkuar, i cili përmban dhe Formularin e shërbimit, sipas modelit të hartuar nga DPSHTRR-ja;
  2. Kartë identiteti, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për çregjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik nevojitet ekstrakti i QKB-së i cili verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet në sportel nga nëpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale;
  3. Lejen e qarkullimit të mjetit;
  4. Certifikatën e pronësisë së mjetit;
  5. Akt - Ekspertizën tekniko ligjore të ekspertit kriminalist.

* Shënimi i numrit të ri të identifikimit të mjetit do të bëhet nga zyra përgjegjëse në DPSHTRR, vetëm në rastet kur numri i identifikimit është i falsifikuar, mungon, është i ndryshuar ose është i palexueshëm, dhe pasi të jetë verifikuar shkaku nga organet përkatëse.

Nëse nga eksperti konstatohen ndërhyrje mekanike, materiali do ti përcillet për ndjekje Prokurorisë së Rrethit, dhe do të kryhet shënimi i numrit vetëm pas vendimit të kësaj të fundit.

Tarifa për këtë shërbim 3200 Lekë.

Tarifa për ndërrimin e lejes së qarkullimit dhe certifikatës së pronësisë 3000 Lekë.