Baza ligjore:
- Ligj Nr. 9289 datë 07.10.2004 për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Marrëveshjen “Për transportin ndërkombëtar të ushqimeve delikate dhe pajisjet speciale që përdoren në këto transporte”.
- Udhëzim Nr. 7 datë 15.06.2012 “Për kontrollin e mjeteve të transportit në regjim të temperaturave të kontrolluara sipas marrëveshjes së ATP”.
- Udhëzim Nr. 3807 datë 27.07.2016 për një ndryshim në Udhëzim Nr. 7 datë 15.06.2012 “Për kontrollin e mjeteve të transportit në regjim të temperaturave të kontrolluara, sipas marrëveshjes ATP”, i ndryshuar.
Procedura që duhet ndjekur për t’u pajisur me Certifikatën ATP:
- Kryhet kontrolli i mjetit sipas marrëveshjes ATP në një nga ambientet provë të autorizuar nga Ministria përgjegjëse për transportin rrugor dhe pajiset me raportin e ekspertit.
- Pas përfundimit të kryerjes së raport ekzaminimit të mjetit paraqitet në DRSHTRR Tiranë për tërheqjen e faturës me TVSH dhe kryen pagesën në bankë të tarifës prej 4 000 Lekë.
- Depoziton kërkesën në DPSHTRR për t’u pajisur me certifikatën ATP sipas llojit të transportit që kryen (kombëtar ose ndërkombëtar) së bashku me:
- raportin e ekspertit ATP ku konfirmon gjendjen e mirë teknike të mjetit sipas dispozitave të marrëveshjes,
- fotokopje e lejes së qarkullimi,
- mandatin pagesën për shlyerjen e tarifës prej 4 000 Lekë.