Kjo Certifikatë kërkohet për të gjitha mjetet që bëjnë transportin ndërkombëtar të disa mallrave të rrezikshme (vetëm brenda vendit), në zbatim të Udhëzimit Nr. 6, datë 27.05.2015, në përputhje me Marrëveshjen Europiane “Për transportin ndërkombëtar rrugor të mallrave të rrezikshme (ADR)”.
Subjektet aplikojnë me kërkesë pranë DPSHTRR-së, si autoriteti përgjegjës për shqyrtimin e dokumentacionit, sipas kreut II dhe III të udhëzimit.
Dokumentat që nevojiten janë:
1. Modeli i aplikimit për certifikatën ADR, sipas aneksit 1, të shtojcës 1, për secilin mjet më vete.
2. Certifikatë/ dëshmi e pronarit ose operatorit të autorizuar sipas aneksit 2, të shtojcës 1.
3. Certifikatë e kontrollit teknik vjetor SGS, e lëshuar jo më shumë se 40 ditë para ditës së caktuar për inspektim.
4. Dokumentat e çisternës, për mjetet-çisternë, sipas modelit 013, të paraqitur në aneksin 9, të shtojcës 1.
5. Certifikatën e miratimit ADR, të vitit paraardhës, nga prodhuesi, deklaratën e kombinuar të konformitetit që i bashkëlidhet formularit të aplikimit sipas aneksit.
6. Certifikatë e miratimit ADR në 3 kopje së bashku me dokumentacionin përcillen në qendrën e inspektimit të zgjedhur nga subjekti, ku dërgohet dhe mjeti që do inspektohet në datën e caktuar në aneksin 1, të shtojcës 1.
Qendrat e inspektimit ADR të licencuara nga Ministria Përgjegjëse për Transportin Rrugor:
1. LICENCË NR: 001 – Zotëruesi i kësaj licence: Shoqëria “AUTO TEKNO - TEST” SHPK
2. LICENCË NR: 002 – Zotëruesi i kësaj licence: Shoqëria “ALMETA GMBH” SHPK
3. LICENCË NR: 003 – Zotëruesi i kësaj licence: Shoqëria “ORLU” SHPK
4. LICENCË NR: 004 – Zotëruesi i kësaj licence: Shoqëria “SHPRESA - AL” SHPK
5. LICENCË NR: 005 – Zotëruesi i kësaj licence: Shoqëria “KASTRATI” SHPK
Afati i Certifikatës ADR për mjetet që transportojnë disa mallra të rrezikshme është 1 vit nga data e lëshimit. Vlera e tarifës së shërbimit të shqyrtimit të dokumentacionit nga DPSHTRR për të gjitha llojet e mjeteve është 4 000 Lekë.