Baza ligjore:
- Ligj Nr. 9514 datë 18.04.2006 për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen europiane “Për punën e ekuipazheve të mjeteve të përfshira në transportin ndërkombëtar rrugor (AETR) dhe në protokollin e nënshkrimit e në amendamentin Nr. 4 të saj”.
- Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 1054 datë 22.12.2010 për miratimin e rregullores “Për pajisjet e regjistrimit në transportin rrugor”.
- Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 1243 datë 10.09.2008 “Mbi miratimin e rregullores për organizimin e kohës së punës të personave që kryejnë transport rrugor, për orët e drejtuesve të mjeteve dhe pajisjet e regjistrimit”.
- Udhëzimi Nr. 4 datë 27.05.2014 “Mbi kërkesat teknike dhe standardet e operimit të ofiçinës (Qendrës Teknike) së autorizuar të Tahografit”, i ndryshuar.
Qendrat Teknike në Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës, Vlorë, Gjirokastër dhe Fier, kryejnë aktivizimin, instalimin, inspektimin dhe kalibrimin e Tahografit Analog dhe Digjital.
Titullari i Qendrës Teknike të miratuar aplikon pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në të cilën përfshihet, për lëshimin e kartës së memories së drejtuesit teknik dhe teknikëve të certifikuar.
Dokumentacioni i nevojshëm:
- Kërkesë, autorizim për miratimin e qendrës teknike ose rinovimin e dokumentit të noterizuar - nga Titullari i Qendrës Teknike.
- Certifikatë e trajnimit për drejtuesin teknik dhe teknikët e certifikuar.
- Fotokopje e kartës së identitetit.
- Fotografi (2 copë).
- Mandat pagesë 100 Euro.
Aplikuesi i cili kërkon të pajiset me Kartë Tahografi Digjital për të gjitha llojet duhet të paraqitet pranë DRSHTRR që përfshin vendbanimin e tij, shoqëruar me dokumentat e lartpërmendura.
Afatet kohore, rinovimi dhe zëvendësimi i kartave:
Kartat e Tahografit Digjital për drejtues mjeti, shoqërie, për kontrollor nominal si dhe për kontrollor në grup, jepen me afat 5-vjeçar. Periudha e vlefshmërisë administrative të Kartës për Ofiçinat dhe Teknikun e Autorizuar ka afat 1-vjeçar.
Zëvëndësimi bëhet:
- në rast dëmtimi ose mosfunksionimi - kundrejt pagesës dhe ka afat vlefshmërie të njëjtë nëse bëhet deri në 3 muaj para afatit të skadencës.
- në rast humbje ose vjedhje - kundrejt pagesës dhe ka afat vlefshmërie të njëjtë nëse bëhet deri në 3 muaj para afatit të skadencës, pas denoncimit pranë autoriteteve kompetente nga mbajtësi i kartës.
Kushtet që duhet të plotësojë mjeti përpara kryerjes së shërbimit në Qendrën Teknike Tahograf:
- mjeti është i pangarkuar dhe në kushte normale operimi,
- gomat janë në përputhje me rregulloret e konstruksionit dhe përdorimit në zbatim të thellësisë së sipërfaqes së gomës,
- gomat janë fryrë sipas presionit të rekomanduar nga prodhuesi i mjetit,
- ofiçina nuk operon në mjetet që, gjatë kontrollit paraprak konstatohen me ndërhyrje të paligjshme në sistemin e pajisjes së kontrollit (Tahografit),
- teknikët e ofiçinës nuk janë të detyruar të punojnë mbi mjete që sipas mendimit të tyre, duken të jenë të pasigurt.
Tahografët Analog
Procedurat:
- instalimi i pajisjes së regjistrimit,
- vulosja,
- kontrollet dhe inspektimet,
- inspektimi periodik 2-vjeçar,
- procedura e inspektimit 6-vjeçare.
Tarifat maksimale për operacionet që kryhen nga ofiçinat e autorizuara të tahografit:
- e kalibrimit - 8 500 Lekë,
- e inspektimit me afat 2-vjeçar - 6 500 Lekë,
- e inspektimit me afat 6-vjeçar - 7 800 Lekë.
Tahografët Digjital
Procedurat:
- instalimi,
- aktivizimi,
- kalibrimi,
- inspektimi periodik,
- transferimi i të dhënave,
- lëshimi i certifikatës së mos transferimit të të dhënave.
Tarifat maksimale për operacionet që kryhen nga ofiçinat e autorizuara të tahografit:
- e kalibrimit - 8 500 Lekë,
- e inspektimit me afat 2-vjeçar - 6 500 Lekë,
- për heqjen e pajisjes së regjistrimit - 7 800 Lekë.
Tarifat e mësipërme për të dyja kategoritë përfshijnë instalimin e pllakës dhe vulosjen.