Sa e sigurt është makina juaj?

You are here

 

Nëse doni  të analizoni sa e sigurt është makina juaj, e ndarë sipas markës, modelit dhe vitit të prodhimit kemi një faqe për ju. Euro NCAP prezantoi vlerësimin e përgjithshëm të sigurisë në vitin 2009, bazuar në vlerësimin sipas katër fushave të rëndësishme:

  1. Mbrojtja e përdoruesve të rritur (për shoferët dhe pasagjerët);
  2. Mbrojtja e fëmijëve;
  3. Mbrojtja e këmbësorëve, e cila është zgjeruar për të përfshirë edhe çiklistët dhe tani njihet si Mbrojtësi i përdoruesve vulnerabël të rrugës;
  4. Sistemet e Sigurisë Aktive, e cila vlerëson ndihmën e shoferit dhe teknologjitë e shmangies nga përplasjet.

Në këtë faqe do të gjeni vlerësimet të renditura sipas datës së publikimit, sipas vlerësimit të yjeve dhe sipas rendit alfabetik. Disa makina shfaqen dy herë: një vlerësim tregon vlerësimin bazë të sigurisë, i zbatueshëm për një makinë me vetëm pajisje standarde; tjetra tregon nivelin e sigurisë e cila mund të arrihet me paketën shtesë të sigurisë.

Vlerësimi i përgjithshëm i yjeve u prezantua për të shtuar më shumë fleksibilitet në skemën e vlerësimeve të mëparshme, të cilat kishin qenë në përdorim që nga viti 1997.

 

VERIFIKO SA E SIGURT ËSHTË MAKINA JUAJ