“TË UDHËTOJMË TË SIGURT”

You are here

PIT STOP EDUKATIV
Libërthi i Shoferit për Sigurinë Rrugore

“Të udhëtojmë të sigurt” është një libërth edukativ i cili synon të ndihmojë drejtuesit e mjeteve të cilëve u janë konstatuar shkelje në drejtimin e mjetit ose të orientojë ata që janë në proces rinovimi për të rifreskuar njohuritë. Faza e parë e këtij Pit Stopi Edukativ është përvetësimi i njohurive teorike të kandidatëve dhe njohja me aktet ligjore dhe normat e sjelljes në rrugë për promovimin e sigurisë rrugore. DPSHTRR po punon për informatizimin e sistemit dhe ritestimin e kandidatëve për rrugë më të sigurta e qytetarë më të informuar e të përgjegjshëm në drejtimin e mjetit.

Ky libërth mund të shkarkohet në faqen zyrtare të DPSHTRR dhe së shpejti do të ofrohet pa pagesë edhe në sportelet e drejtorive rajonale të DPSHTRR për të gjithë kandidatët që pajisen për herë të parë me leje drejtimi dhe për të gjithë drejtuesit e mjeteve që rinovojnë lejen e drejtimit.

Kujdes! Ndalohet shitja e këtij libërthi nga çdo subjekt.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga