Gjaku është dhurata më e çmuar që çdokush mund t'i japë një personi tjetër - dhurata e jetës. Një vendim për të dhuruar gjakun tuaj mund të shpëtojë një jetë!
Nismës së Fondacionit “Fundjavë Ndryshe” iu bashkua edhe stafi i DPSHTRR për dhurim gjaku!
Ekziston një nevojë e vazhdueshme për furnizim të rregullt me gjak sepse gjaku mund të ruhet vetëm për një kohë të kufizuar para përdorimit.
- Transfuzioni i gjakut është i nevojshëm për:
- gratë me ndërlikime të shtatzënisë, të tilla si shtatzëni ektopike dhe hemorragji para, gjatë ose pas lindjes;
- fëmijë me anemi të rëndë;
- njerëz me trauma të rënda pas katastrofave njerëzore dhe natyrore;
- për mbështetje mjekësore dhe kirurgjikale për pacientë me kancer;
- transfuzione të rregullta për njerëzit me gjendje të tilla si talasemia etj;