DPSHTRR  në Ditën Botërore të Pastrimit i Bashkohet Nismës së Green Line Albania për Pastrimin e Shqipërisë

You are here

DPSHTRR  në Ditën Botërore të Pastrimit i Bashkohet Nismës së Green Line Albania për Pastrimin e Shqipërisë

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Ditën Botërore të Pastrimit i bashkohet nismës së Green Line Albania për pastrimin e Shqipërisë.

Ju sfidojmë secilin prej jush, që të jeni pjesë duke ndërmarrë nisma individuale apo në grup për largimin e sa më shumë mbeturinave nga rrugët e lagjes, qytetit, fshatit, si dhe nga akset kombëtare. Mjaftojnë vetëm 4 hapa të thjeshtë për t’u bërë pjesë:

  • Zgjidhni vendin ku do të zhvilloni aksionin tuaj;
  • Pastroni mbeturinat nga rrugët e lagjes, qytetit, fshatit, akset kombëtare, si dhe nga makina juaj;
  • Hidhni mbeturinat e mbledhura në koshin më të afërt; 

Bëni foto/video nga aksioni i juaj dhe dërgojini ato në faqen tonë të facebook-ut, dhe kur t’i postoni përdorni hashtags si më poshtë:

#DitaBoteroreEPastrimit #WorldCleanupDay #WCD2022 #TaPastrojmeShqiperine #LetsDoItAlbania

#QytetareTePergjegjshem #QyteteTePastra #SebashkuMundemi #BashkohuEdheTi #BehuVullnetar

Respekto Natyrën! 


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga