Këndi i Sigurisë Rrugore Shkolla Servete Maci

You are here

Këndi i Sigurisë Rrugore Shkolla Servete Maci

Në kuadër të "Vitit 2020-Viti i Sigurisë Rrugore" për rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimit mbi sigurinë rrugore, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur disa projekte e iniciativa konkrete për edukimin e fëmijëve në shkolla me qëllim kryesor nxitjen e të mësuarit mbi rregullat dhe sinjalistikën e  qarkullimit rrugor përmes lojës. 

Këndi Rekreativ i Sigurisë Rrugore ka nisur vizitat në shkollat e Tiranës, ku specialistët e DPSHTRR së bashku me Policinë Rrugore-Bashkia Tiranë, Kryqi i Kuq dhe me mbështetjen e ACA- Automobile Club Albania udhëzuan nxënësit për sjelljen në trafik, semaforin, sinjalistikën, rrethrrotullimin me polic trafiku dhe sigurinë mbi dy rrota.

Gjithashtu, nxënësit u pajisën me broshurën edukative “Luajmë me hapa të sigurt!”, botim zyrtar i DPSHTRR-MIE, i cili edukon fëmijët përmes lojës dhe argëtimit për të mësuar mbi rregullat dhe sinjalistikën e qarkullimit rrugor.

Përmbajtja e kësaj broshure është konsultuar dhe miratuar nga profesionistë të fushës dhe prodhimi i saj është realizuar nga Drejtoria e Targave dhe Shtypshkrimeve-DPSHTRR, për ta shpërndarë gjatë orëve mësimore

Edukimi mbi sigurinë rrugore_Shkolla Servete Maçi!