Taiex

You are here

Taiex

Viti 2020 nis në tone të larta, siç mbyllëm 2019-ën, me fokus maksimal në sigurinë e transportit rrugor, mision i mundur nëse investohemi te teknologjia dhe direktivat e BE-së!

DPSHTRR fiton mbështetjen nga programi TAIEX, Instrumenti i Ndihmës Teknike dhe Shkëmbimit të Informacionit pranë Komisionit Europian, për mision ekspertësh ndërkombëtar për trajnimin në datat 06-10 Janar 2020, për këshillim/informim/ndihmë në projektin inovator për Sistemin e Tahografit ku pjesë e tryezës e takimit ditën e parë ishin të ftuar përfaqësues nga Policia e Shtetit dhe Task-Forca e Transportit Rrugor.

Qëllimi: të kalojmë nga epoka e gurit, ku jemi sot, në eksperiencat më bashkëkohore, për t’i paraprirë standardeve e kërkesave të tregut dhe transportit në BE, një potencial ekonomik më vete por dhe detyrim me rëndësi në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë!