Të sigurt mbi dy rrota

You are here

Të sigurt mbi dy rrota

Kënaqësi që Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ishte pjesë së bashku me Ministren e Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Belinda Balluku, duke mbështetur aktivitete që synojnë njohjen e fëmijëve me sinjalistikën rrugore dhe edukimin me rregullat e qarkullimit në rrugë!

Festojmë Finalen e Konkursit Kombëtar Edukativ "Të sigurt mbi dy rrota" ku ekipet finaliste erdhën pas një maratone të gjatë aktivitetesh edukimi dhe konkurrimi të 2020 (mosha 10-12 vjeç) fëmijëve nga 104 shkolla në 11 qytete kryesore.

Ushtrime me biçikletë, testim njohurish teorike, konkurs vizatimi dhe argëtim!

Super aktivitet i organizur, për të nëntin vit radhazi nga Automobile Club Albania - ACA si pjesë e konkursit europian “European Traffic Education Contest”, që organizohet prej 34 vitesh në kuadrin e programeve të FIA-s.