Tetori rozë, solli mes ekipit tonë zv. Ministren e Shëndetësisë Prof.Dr. Mira Rakacolli dhe tre profesionistë të kujdesit shëndetësor në QSUT, Dr. Alketa Ymeri, Rajmonda Lalaj dhe Erald Çoçka, për të sjellë praktika nga jeta e përditshme spitalore për të rritur akoma më shumë ndërgjegjësimin.
Betejat e vështira përballë të tillave sëmundje, fitohen. Por të prekura nga stigma, shumë femra nuk flasin për kalvarin që trajtimi i kancerit sjell, por Denisa, juriste në Drejtorinë Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor solli para të gjithëve ne historinë e saj, atë të një gruaje dhe nëne të fortë, fitimtare ndaj kësaj betejë.
Gratë nuk lindin të forta, ato bëhen nga stuhitë nëpër të cilat kalojnë.