DPSHTRR Certifikohet nga TÜV Rheinland me standardin ISO 9001

You are here

Krenarë për Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ekipin dhe rezultatet e shkëlqyera që kanë arritur në më pak se 4 vite, me emergjenca humanitare, pandemi e kriza globale në mes, ku sot Automotorizimi Shqiptar certifikohet nga kompania TÜV Rheinland me standardin ISO 9001, Standardi Ndërkombëtar i Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë. Sot, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor është një brand suksesi e organizatë dinjitoze që ofron shërbime të certifikuara dhe me standarde.

Njerëzit dhe kompanitë anembanë globit i kanë besuar Grupit TÜV Rheinland që nga viti 1872. Për 150 vjet, TÜV Rheinland ka qëndruar për të garantuar cilësi, siguri dhe efikasitet në lidhje me njerëzit, mjedisin dhe teknologjinë. Grupi TÜV Rheinland është një nga ofruesit kryesor të shërbimeve teknike në mbarë botën. E themeluar në 1872 dhe me seli në Këln të Republikës Federale të Gjermanisë, Grupi punëson 19,320 njerëz në 500 vendndodhje në 69 vende të globit.

Adoptimi dhe zhvillimi i një Sistemi Menaxhimi sipas Standardeve ISO, është një vendim strategjik që i mundëson kësaj drejtorie përmirësimin e vazhdueshëm të performancës së përgjithshme, motivimin meritokratik dhe kontrollin profesional, me fokus primar dhënien e shërbimeve me cilësi e garanci ndaj qytetarëve e subjekteve. 

Akreditojmë Trupat Inspektuese (S SH ISO/IEC 17020:2012 dhe S SH ISO/IEC 17024:2012), proces që ndodh për herë të parë e që i shërben qëndrueshmërisë së cilësisë e sigurisë së shërbimeve të transportit rrugor, rritjes së nivelit organizativ dhe fuqizimin e bashkëpunimeve në rrafsh ndërkombëtar, me qëllim konsolidimin e Automotorizimit Shqiptar në dobi direkte të qytetarëve.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga