DPSHTRR, pjesëmarrëse në Edicionin e 5-të të Panairit dhe Forumit Ndërkombëtar të Energjisë në datat 29-31 Mars 2023 në Expocity Albania.

You are here

Vijmë në këtë panair për të inkurajuar fuqizimin e Transportit Publik , i cili duhet të jetë më gjithëpërfshirës, i sigurt dhe i integruar.

Tema e Mobilitetit, së bashku me një sërë faktorësh si:

  • rritja e shpejtë e automjeteve private;
  • zhvillimi dhe densifikimi urban,trafiku ndotja e mjedisit dhe veçanërisht e ajrit nga gazrat serë të lëshuar nga automjetet,

ka një ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë dhe sigurinë e jetës.

Sjellim pranë qytetarëve, platformën eTransport, të ardhmen digjitale në aksesin e Transportit Rrugor Ndërqytetas të Udhëtarëve. Një investim strategjik që synon implementimin e biletimit elektronik brenda vitit 2023 dhe digjitalizimin e këtij shërbimi, instalimin e pajisjeve për transaksionet në mjete dhe terminale, si edhe ofrimin në kohë reale të aksesit të udhëtarëve, përmes aplikacioneve mobile e online, në një eksperiencë të re udhëtimi me rrjetin e linjave ndërqytetëse por edhe duke sjellë një kthesë epokale në formalizim, menaxhim transparent dhe mbështetje për operatorët dhe konsumatorin!

Numërimi mbrapsht drejt biletës elektronike, ka nisur!

Mobiliteti pa makina në qytete, ulja e ndotjes në qendrat urbane, ulja e shpenzimeve nga konsumi i karburantit dhe dalja pa stresin e gjetjes së një vendparkimi janë sot trend botëror e alternativë ekologjike por edhe dobi sociale!

www.dpshtrr.gov.al


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga