E diela e fundjavës së “Kodikëve të Beratit”, mblodhi bashkë drejtuesit e drejtorive kryesore të Drejtorisë së Përgjithshme dhe përfaqësuesit e Drejtorive Rajonale në një takim dedikuar!

You are here

 E diela e fundjavës së “Kodikëve të Beratit”, mblodhi bashkë drejtuesit e drejtorive kryesore të Drejtorisë së Përgjithshme dhe përfaqësuesit e Drejtorive Rajonale në një takim dedikuar:

 Rezultateve të vitit 2023;

 Ecurisë së 6 mujorit të parë të vitit 2024;

 Projeksioneve për një DPSHTRR e cila ecën me hapa të sigurtë drejt një të ardhme kërkuese dhe në përmirësimin e shërbimeve të saj.

 Ky takim kurorëzoi përmbylljen me sukses të eventit RETRO në Berat ku disa nga diskutimet kryesore të kësaj tryeze pune ishin:

 Arritjet dhe sfidat e veprimtarisë së Drejtorive Rajonale;

 Analizimin e numrit të shërbimeve dhe të ardhurave të rritura përgjatë vitit 2023 dhe përpjekjeve që duhen bërë për ruajtjen e këtij standarti;

 Rëndësinë e avancimit të digjitalizimit të shërbimeve dhe të gjithë strukturës mbështetëse të ofrimit të shërbimit;

 Angazhimin e DPSHTRR-së për të ndihmuar dhe kontribuar në misionin për rrugë më të sigurta, përmes edukimit të fëmijëve që në vegjëli;

 Përsosjen e sistemeve të monitorimit të performancës të operimit në Drejtoritë Rajonale me qëllim garantimin e cilësisë së ofrimit të shërbimit për qytetarët;

 Rëndësinë e investimit në pajisje të fjalës së fundit në shërbimin e Kontrollit Teknik;

 Bashkëpunimet me të gjithë aktorët e sektorit automotiv;

 Projeksionet e të ardhmes për:

 Përmirësimin e shërbimeve të regjistrimit të mjeteve;

 Përafrimi i bazës ligjore me legjislacionin e BE dhe eleminimin e penaliteteve për subjektet shqiptare të transportit ndërkombëtar nga vendet e huaja;

 Rritjen e përfshirjes në komunitet përmes ndërmarrjes së aktiviteteve sociale të ndryshme;

 Rëndësinë e zhvillimit të vazhdueshëm të Kapitalit Human si aseti më i rëndësishëm i DPSHTRR;

 Rëndësinë e ndërmarrjes së zgjidhjeve të qëndrueshme me qëllim minimizimin e shpenzimeve dhe impaktit negativ në ambient.

 Të tilla mbledhje forcojnë frymën e bashkëpunimit në grup, nxisin këmbimin e ideve, rrisin motivimin për krijimin e një infrastrukture shërbimi të qëndrueshme, të integruar, fleksibël dhe të sigurt për të gjithë operatorët e Transportit Rrugor me qëllim pështatjen ndaj ndryshimeve dinamike të teknologjisë!

Tags: 

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga