Flota e Mjeteve Green 2019-2022 (Shtator)

You are here

Falë vëmendjes dhe incentivave të Qeverisë Shqiptare për nxitjen dhe promovimin e lëvizjes ekologjike, kemi rezultate fantastike drejt mobilitetit GREEN në vitet e fundit! 

 Plot 518 mjete 100% elektrike, ose +1300% nga viti 2019, janë regjistruar të reja, për herë të parë, në 9-mujorin janar-shtator 2022.

 Rreth 1,379 mjete numëron flota vendase All-Electric në Shtator 2022, ose ndryshe +688% nga viti 2019.

 Plot 15,448 autovetura të regjistruara për herë të parë me kategori mjedisore >= Euro5, gjatë janar-shtator 2022 (+112% nga viti 2019).

 Për impaktin mjedisor :

  •  683,760 kg Co2/Vit më pak falë mjeteve All-Electric gjatë periudhës janar-shtator 2022, ose sa 22,792 pemë të rritura (1 pemë absorbon rreth 30 kg CO2/vit).

Për incentivimin dhe nxitjen drejt rritjes së flotës green nga akti normativ ndërmarrë nga Ministria e Infrastrukturës Energjisë me propozimin e Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, nga 7 Nëntori 2019, kjo drejtori rimburson çdo tarifë të regjistrimit për herë të parë për mjetet elektrike & plug-in për çdo mjet GREEN nga fondet esaj.

Gjithashtu, këto mjete u përjashtuan nga pagesa e TVSH-së!

Nisma të cilat përkthehen në shifra konkrete kursimi për qytetarët/subjektet që importuan dhe regjistruan mjetet  nga tetori 2019 deri në shtator 2022.

Plot 684 milionë Lekë të reja u janë kursyer qytetarëve/subjekteve nga regjistrimi me tarifa zero dhe nga heqja e TVSH-së.

Shqipëria drejt një të ardhme ekologjike.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga