Kërkesë për Shprehje Interesi - Dhënie të ambienteve me qira DRSHTRR Durrës

You are here

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës ka filluar procedurat për dhënien e ambienteve me qira të ish godinës së kontrollit fizik në DRSHTRR Durrës me destinancionin bar- kafe, për arsye të shfrytëzimit me eficencë të këtij ambienti për rritjen e të ardhurave të ndërmarrjes. Për këtë arsye ftojmë subjektet që e ofrojnë këtë shërbim të shprehin interesin për paraqitjen e ofertave për një ambient me sipërfaqe 52m2 (pesëdhjetë e dy) metër katror, në gjendje të rregullt me dyer dhe dritare dhe është bosh. Kontrata e qirasë do të jetë me afat 1 (një) vjeçar.

Personat/Subjektet që ofrojnë një shërbim të tillë janë të lutur të shprehin interesin nëpërmjet paraqitjes së dokumentave të mëposhtëm:

  • Kërkesë për shprehje interesi për marrje ambienti me qira;
  • Formulari i çmimit të ofertës duke përcaktuar vlerën e detyrimit mujor të qirasë për m2 me afat një vjeçar;
  • Plan biznesi;
  • Deklaratë për të dhënat e NIPT/NUIS;
  • Certifikatë regjistrimi (statusi aktiv) + ekstrakt historik i regjistrit tregtar për të dhënat e subjektit;
  • Vërtetim nga Drejtoria e Tatimeve që subjekti ka shlyer të gjitha detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqërore;
  • Vërtetim nga Prokuroria që subjekti nuk është në ndjekje penale dhe nga Gjykata që nuk ka procese gjyqësore në lidhje me aktivitetin që ushtron;
  • Deklaratë përmbushje kriteresh;
  • Çdo dokument tjetër që çmohet i nevojshëm nga ana juaj;
  • Deklaratë për shlyerjen e të gjitha detyrimeve që i takojnë gjatë ushtrimit te aktivitetit si: energji elektrike, ujë, etj, sipas legjislacionit në fuqi. (Objekti ka matës -sahat- të veçantë për ujin dhe dritat);
  • Deklaratë për mbajtje përgjegjësie ligjore për vërtetësinë e deklarimeve.

Mosparaqitja e njërit prej dokumentave të kërkuara më sipër përbën shkak për skualifikimin e ofertës së paraqitur.

Kërkesa për shprehje interesi dhe dokumentacioni duhet të dorëzohet fizikisht, me postë ose dorazi në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Durrës në adresën: L.14, “Ish Parku i Eksportit” Shkozet , Durrës, email: durres@dpshtrr.gov.al.

Afati kohor për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit do të jetë brenda 7 ditëve kalendarike nga marrja/publikimi i këtij njoftimi (brenda datës 14.11.2022).

Publikuar më 07.11.2022.

 

                                                                


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga