Në kushtet e emergjencës Covid-19, DPSHTRR është përshtatur dhe punon me masa të shumëfishta për uljen e rrezikut të infektimit si te qytetarët edhe te personeli

You are here

 

Në kushtet e emergjencës COVID-19 enti ynë është përshtatur dhe operon me masa të shumëfishta për të minimizuar në maksimum rrezikun e infektimit për qytetarët dhe personelin!

-Shërbimi i hapur çdo të hënë deri në orën 19:00 si edhe në javë fluksi, në fundjava, për testime teori/praktikë!

- Rezervim orari për të eliminuar krijimin e radhëve në dy drejtoritë me fluksin më të madh: Tirana e Durrësi.

-Personeli me masa mbrojtëse, kontroll non-stop në kohë reale i respektimit të protokolleve Covid-19 përmes e-monitorimit, pamje me zë/figurë!

-Sinjalistikë distancash, matje temperature, ndarëse të tejdukshme në sportele!

-Rritje e numrit të aplikimeve, shërbimeve online për uljen e fluksit të paraqitjes fizike në sportele!

-Shtyrje/zgjatje e afateve/vlefshmërisë së disa dokumenteve, dëshmive, lejeve për të shtrirë datat e detyrim paraqitjes për rinovime!

-Thjeshtim, eliminim i shumë dokumenteve për lehtësimin e praktikave për të mos patur mbingarkesë shërbimi!

-Organizim shërbimesh one-stop-shop të gjitha në 1 sportel për eliminim ecejakesh, RBS, bankë, kioska dhe noteri jashtë ambienteve tona!

-Personel mjekësor shtesë për ndjekjen e gjendjes shëndetësore të ekipit dhe mbikqyrje!

-Fuqizim, përditësim, zgjerim i ndërveprimit dhe informacionit e funksioneve të faqeve zyrtare dhe platformave online të DPSHTRR!

 

 

#DPSHTRR #MIE #ShërbimNëPandemi #SiguriMbrojtjeCovid19 #PërdorMaskënKudo

#RespektoProtokollet #MbroVetenDheTjetrin #FleksibilitetKreativitet #FrikëJoKujdesPo