Nënshkrimi i marrëveshjes së Bashkëpunimit me Z.Franz Wurz pionierin dhe themeluesin e programeve mbi sigurinë rrugore

You are here

Një tjetër hap për themelimin dhe marrjen e eksperiencës më të mirë, për Qendrat e Edukimit mbi Sigurinë Rrugore, tashmë prioritet për DPSHTRR, për të gjitha moshat e përdoruesve të rrugës për:

  • Prova e simulime të gjalla të situatave rrugore, mbi reflekset dhe kohën e reagimit, faktorët ndikues në manovra;
  • Edukimin dhe formimin mbi rrezikun e paparashikuar;
  • Trajnime e stërvitje praktike, nga mjetet rrugore individuale tek mjetet profesionale të transportit rrugor!

Ekipi i DPSHTRR ishte prezent në ambientet e Test & Training International, Vienë, Austri, ku nënshkroi Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Z. Franz Wurz, pionierin dhe themeluesin e programeve mbi sigurinë rrugore dhe aftësimin e drejtuesve të mjeteve në Austri, sot frymëzues e promotor ndërkombëtar i Qendrave të Edukimit mbi Trafikun dhe Kurset Mësimore Automotoristike.

Një angazhim konkret dypalësh për projektin pilot të kurrikulës së re shqiptare për Edukimin mbi Lëvizshmërinë e Sigurt dhe sinergjinë në implementimin dhe administrimin e Qendrave të Edukimit mbi Sigurinë Rrugore, duke filluar nga strukturimi, metodologjia, planet e zhvillimit dhe menaxhimit, me pikënisje Automotoparkun e parë shqiptar në Elbasan, me synim ndërtimin e disa qendrave në qarqe të ndryshme, përmes një koncepti të qendrueshëm e vetëfinancues.

Kënaqësi e veçantë prezenca në takim dhe diskutimi me Alexander Wurz, ish-pilot i Formula 1, mbi progresin e punës projektuese për Automotopark Albania!

 


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga