Një panoramë shifrash mbi flotën vendase të mjeteve rrugore, në rritje si numër mjetesh aktive dhe në rritje si vlerë mesatare mjeti që hyn dhe regjistrohet në Shipëri. Numri i shërbimeve mbi mjetin vijon në rritje, çka nuk vjen artificialisht nga shërbimet risi (p.sh.: targat jashtë serie apo kontrolli teknik) sepse Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor përgjatë këtij katër vjeçari ka eliminuar vit pas viti shumë praktika e shërbime, tarifa e kosto për qytetarët përmes rikonceptimit me heqje të: kontrollit fizik me 2/3 e numrit që kryhej në vitin 2018, vërtetime, leje, dëshmi të ndryshme, transferime dosjesh, bllokime përmbarimore, ndryshime funksionale e konstruktive me 1/2, rritje vlefshmëri e licencave e certifikimeve me pesë fish-in e afatit, etj; Kjo është një rritje e qendrueshme e shpenzimeve vendase mbi mjetin rrugor nga qytetarët e subjektet pavarësisht pandemisë dhe më pas krizës globale që lidhet me konfliktin në Ukrainë.
Importi më i lartë në numër për tetë mujorin Janar-Gusht të vitit 2021 reflektoj vonesat dhe anomalinë e lidhura me emergjencën e Covid-19, gjë e cila kushtëzoi importet e vitit 2020 dhe rihapjen e ekonomisë dhe lëvizjes. Shqiptarët kanë shpenzuar në tetë mujorin Janar-Gusht 2022 plot 111% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2019 dhe +20% krahasuar me vitin 2021. Vlera mesatare e mjetit rrugor të importuar sivjet është 10% më e lartë se në vitin 2021. Si tetë mujor janë 26% mjete rrugore të regjistruara për herë të parë në vitin 2022 më shumë se në vitin 2019! Janë 25% plus, mjete aktive më shumë sesa në vitin 2019 dhe 5.5% më shumë se në vitin 2021, si tetë mujor. Janë 48% më shumë shërbime mbi mjetin pranë drejtorive rajonale se në vitin 2019 dhe 6.4% plus nga viti 2021. Të dhënat konfirmojnë një realitet pozitiv sa i takon Automotorizimit Shqiptar, portofolit vendas mbi mjetin (edhe në kohë të vështira, pandemi e krizë globale çmimesh) dhe mbi të gjitha japin një lajm të mirë mbi rinovimin e flotës shqiptare me mjete rrugore më cilësore, me kategori mjedisore më të lartë, si edhe njihet si BOOM i importit të mjeteve të gjelbërta, hibride, plug-in ose plotësisht elektrike, ku vlen të theksohet rritja në 8-mujorin Janar-Gusht 2022 me 113% plus, të regjistrimit të parë të mjeteve me kategori mjedisore Euro 5 e lart, apo rritjen fantastike me 3,150% plus të numrit të mjeteve të reja All-Electric, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.