Si duhet të veproni për të marrë patentën dhe lejen e qarkullimit ndërkombëtare?

You are here

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ofron shërbimin e pajisjes me leje drejtimi dhe leje qarkullimi ndërkombëtare. Hapat të cilat ju duhet të ndiqni për të marrë këto shërbime janë:

Paraqituni për të aplikuar në Drejtorinë Rajonale. Më pranë jush për Tiranën (tek ish-NSHRAK)

Për Lejedrejtimi Ndërkombëtare merr me vete:

1) Leje Drejtimi Kombëtare

2) Dokument identifikimi

3) 1 fotografi

Për Leje Qarkullimi Ndërkombëtare merr me vete:

1) Leje Qarkullimi Kombëtare

2) Dokument identifikimi

Vlefshmëria: 3 vjet
Tarifa për çdo shërbim: 500 Lekë

#DPSHTRR #MëLehtëMëShpejtMëLirë #KohaFlori #GjithëVëmendjaTeQytetarët #MIE #ShërbimePublikeCilësore