Statistika mbi flotën vendase të mjeteve rrugore Janar - Prill 2024!

You are here

 Prill 2024, si asnjëherë më parë ka regjistruar rekord shifrash të mjeteve të regjistruara për herë të parë, prej 9660 regjistrimesh! 

+ 76% regjistrime krahasuar me Prill 2023

+ 11% regjistrime krahasuar me Dhjetor 2023, i cili ka qenë muaji më i mirë i 5 viteve të fundit

Periudha Janar - Prill 2024 numëron 30,925 regjistrime:

+ 116% regjistrime krahasuar me Janar-Prill 2019 dhe +55% krahasuar me Janar-Prill 2023

Lista kryesuese e origjinës së mjeteve:

 Italia me 18.5%;

 Gjermania me 18.3%;

 Republika e Koresë me 17.2%;

 Zvicra me 9.4%;

 SHBA me 5.9%;

 Kina me 5%.

Rinovohet flota me mjete të gjeneratës së fundit, 0-3 vite: 

+ 199% regjistrime krahasuar me Janar-Prill 2019

+ 76% regjistrime krahasuar me Janar-Prill 2023

 Si muaji më i mirë i vitit 2024 dhe i periudhës 2019-2024 për regjistrimet për herë të parë të mjeteve, DPSHTRR udhëzon të gjithë drejtuesit e rinj të mjeteve dhe ata ekzistues:

 Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor;

 Kryeni kontrollet periodike të mjetit;

 Përpara se të importoni një mjet, kryeni “Verifikimin e Kategorisë Mjedisore”.

 

Tags: 

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga