"Velmar Albania" në bashkëpunim me DPSHTRR ndau eksperiencën në kontrollin e elementëve të Tahografit.

You are here

 

 "Velmar Albania" një shoqëri e specializuar në Kalibrimin e Tahografeve Digjital dhe Analog, në bashkëpunim me "Drejtorinë e Kontrollit Teknik të Mjeteve dhe të Mbikëqyrjes së Q.K.T- ve" dhe "Drejtorinë e Burimeve Njerëzore,Standartizimit dhe Protokoll Arkivit", ndau me pjesëmarrësit e interesuar eksperiencën në kontrollin e elementëve të Tahografit përmes inxhinierit të tyre.

Tahografi, sipas parashikimeve të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, Nenit 177, pika 1 duhet të jetë i instaluar në çdo automjet që:

 Kryen transport të mallrave me peshë bruto mbi 3,500 kg, duke përfshirë edhe rimorkion (në rastet kur automjeti është i pajisur me to).

 Kryen transport të udhëtarëve (automjete me më shumë se 9 vende duke përjashtuar vendin e drejtuesit) në linja shërbimi mbi 50km, brenda dhe jashtë vendit.

Tahografi përmes fletës së regjistrimit, Diagramës është në gjendje të regjistrojë:

 Kohën e udhëtimit;

 Kohën e pushimit;

 Rifillimin e lëvizjeve të tjera;

 Distancën e përshkuar në Km;

 Shpejtësinë e lëvizjes së automjetit

të realizuar gjatë udhëtimit në një periudhë 24 orëshe.

 Për të parandaluar dhe marrë masat përkatëse ndaj çdo përpjekje për të kryer modifikime në Tahograf të cilat transformojnë realitetin duke sjellë dhe pasoja të padëshiruara, DPSHTRR është e angazhuar në përmirësimin e procedurave të kontrollit përmes trajnimeve, sistemeve dhe pajisjeve.

Tags: 

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga