Tirana Ekologjike

You are here

Tirana si pjesë e #EuropeanMobilityWeek 16-22 Shtator 2019!
Çdo vit, Java Europiane e Lëvizshmërisë synon përmirësimin e cilësisë së jetesës duke promovuar ecjen dhe transportin publik. Tematika e këtij viti është "Ec me ne!"
#WalkWithUs, duke i dhënë rëndësi ecjes dhe biçikletave, si format më të shëndetshme të transportit nga ku përfitojnë komuniteti dhe qyteti.
Le të përdorim sa më pak mjetet ndotëse dhe të përqafojmë qasjet e reja të transportit që janë miqësore për ambientin!
“Java e Europiane e Lëvizshmërisë” do të kulmojë në 22 Shtator, ku në Tiranë do të organizohet “Dita pa makina”. DPSHTRR-MIE në bashkëpunim me APR-Bashkia Tiranë dhe Qendra Marrëdhënie do të krijojë Këndin e Edukimit mbi Trafikun, ku vogëlushët do pedalojnë me biçikleta e do mësojnë mbi rregullat dhe sinjalistikën rrugore.

Foto Galeri: