DPSHTRR, në kuadër të luftës kundër informalitetit, sjell online sistemin e rezervimit për targat jashtë radhe me përzgjedhje.
Ky rezervim është pjesë e kategorisë së Targave me Përzgjedhje dhe përfshin ato targa të automjeteve dhe motomjeteve për të cilat qytetari apo subjekti dëshiron një numër jashtë radhës (targa me seri të ndryshme nga seritë që gjenden në sportele) ose një numër preferencial i cili lidhet me një simbolikë të caktuar për aplikuesin. Në këtë kategori përfshihen targa me numra të ndryshëm si 123, 256, 895, 333, 001, 700, etj. Shkronjat instore dhe fundore që mund të zgjidhni për automjete variojnë nga AB ### ZO - AD ### ZZ (psh: AB 333 ZN, AB 526 ZX, AC001VN, AD700LX, etj.), ndërsa për motomjete nga CV 001 - ZZ 999.
Tarifat dhe kategoritë:
- Kategoria e Parë (1) – 10 000 Lekë
Targë me përzgjedhje për motomjete me kombinime numrash të përzgjedhur:
111; 222; 333; 444; 555; 666; 777; 888; 999; 001; 002; 003; 004; 005; 006; 007; 008; 009; 100; 200; 300; 400; 500; 600; 700; 800; 900; 101; 202; 303; 404; 505; 606; 707; 808; 909;
- Kategoria e Pestë (5) – 5 000 Lekë
*Aplikohet si shtesë për çdo targë të prodhuar jashtë radhe për numrat e mësipërm ose si tarifë bazë për numra të çfarëdoshëm të ndryshëm nga ato më sipër.
- Kategoria e Nëntë (9) – 5 000 Lekë
për përzgjedhjen e secilës gërmë. Shembull: CZ 001, GG 999, etj.
Shembull:
CV909 - tarifë totale 20 000 Lekë
GG007 - tarifë totale 25 000 Lekë
VH123 - tarifë totale 15 000 Lekë
ZZ999 - tarifë totale 25 000 Lekë
- Kategoria e Dytë (2) – 20 000 Lekë
Targë me përzgjedhje për automjete me kombinime numrash të përzgjedhur:
010; 070; 002; 003; 004; 005; 006; 008; 009;
- Kategoria e Tretë (3) – 40 000 Lekë
Targë me përzgjedhje për automjete me kombinime numrash të përzgjedhur:
001; 007; 111; 222; 333; 444; 555; 666; 777; 888; 999;
- Kategoria e Katërt (4) – 10 000 Lekë
Targë me përzgjedhje për automjete me kombinime numrash të përzgjedhur:
100; 200; 300; 400; 500; 600; 700; 800; 900; 101; 202; 303; 404; 505; 606; 707; 808; 909; 020; 030; 040; 050; 060; 080; 090;
ose për çdo targë të prodhuar jashtë serie aplikohet kjo tarifë.
- Kategoria e Gjashtë (6) – 50 000 Lekë
për kapërcimin e çdo gërme të rendit alfabetik të karakterit të dytë të gërmave të para: AD.
- Kategoria e Shtatë (7) - 10 000 Lekë
për përzgjedhjen e gërmave fundore të ndryshme: AC, FB, GL, MN, XZ, etj.
- Kategoria e Tetë (8) – 20 000 Lekë
për përzgjedhjen e gërmave fundore të njëjta: AA, FF, GG, MM, XX, ZZ, etj.
Shembull:
AB001ZZ - tarifë totale 70 000 Lekë
AB202ZS - tarifë totale 30 000 Lekë
AC123ZZ - tarifë totale 30 000 Lekë
AD101ZX - tarifë totale 80 000 Lekë
Shënim: