Monitorim i Tregut për Shërbimin e Errësimit të Xhamave

You are here

Për zbatimin sa më korrekt të kuadrit ligjor, DPSHTRR verifikon dosjet e mjeteve që aktualisht janë të pajisur me Certifikatë Miratimi të Errësimit të Xhamave të autoveturave, si edhe faturat e shërbimit.  Nga verifikimi ka rezultuar se nga subjektet, për të njëjtin shërbim, janë lëshuar certifikata ISO të prodhuesit të cilat kanë qënë afër afatit të përfundimit të vlefshmërisë, apo nuk kanë të pasqyruar si duhet numrin e certifikimit sipas trupës akredituese që e ka lëshuar, si edhe janë lëshuar fatura tatimore me vlera të ndryshme me diferencë të konsiderueshme mes tyre.

DPSHTRR ka përllogaritur një çmim mesatar bazuar në vlerën e produktit, shpërblimin për shërbimin e kryer dhe shpenzime të produkteve. Aplikimi i këtyre çmimeve të ndryshme për të njëjtin shërbim krijon dyshimin se ka abuzime dhe shkelje të dispozitave ligjore të fushës fiskale.

Ju bëjmë me dije se praktika të tilla do të jenë objekt verifikimi nga Task-Forca e Transportit Rrugor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”