Për të regjistruar një mjet të përdorur, të shitur me ankand nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) dhe nga Rezervat Materiale Shtetërore, por të paregjistruara në Shqipëri, ju duhet:
Të paraqiteni me mjetin tuaj në Drejtorinë Rajonale ku keni vendbanimin;
Dokumentet që duhet të keni me vete:
Kur kërkuesi për regjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik nevojitet ekstrakti i QKB-së. Personi që kryen veprimet duhet të ketë me vete autorizim dhe një dokument identifikimi;
- Faturë tatimore shitjeje, të lëshuar nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) dhe nga Rezervat Materiale Shtetërore (në origjinal), ose Urdhërin e Ministrit përgjegjës për transferimin kapital të mjetit në favor të një institucioni tjetër shtetëror (fotokopje e njehsuar me origjinalin);
- Dokumenti teknik shoqërues i mjetit. Kur ky dokument mungon, duhet vërtetimi që dokumenti teknik i mjetit mungon, lëshuar nga institucioni që ka shitur mjetin me ankand. Në këtë rast, të dhënat teknike përcaktohen në DPSHTRR nga specialisti i identifikuesve të mjetit;
- Dokumentin mbi gjendjen fizike të mjetit në momentin e shitjes (fotokopjen e njehsuar me origjinalin), në të cilin përveç të tjerave të evidentohet numri i identifikimit të mjetit dhe sipas rastit mungesa e dokumenteve teknike shoqëruesit të mjetit;
- Dokumenti që vërteton kryerjen e procedurave doganore, në origjinal;
- Kontrata e Sigurimit të Mjetit sipas kushteve të marrëveshjes mes DPSHTRR dhe AMF.
Shënim:
Nuk ka nevojë të jenë të përkthyera dhe noterizuara:
- Certifikatat e konformitetit dhe dokumentet teknik të mjetit, të lëshuar nga prodhuesi dhe që janë homologe me ato të BE;
- Certifikatat e regjistrimit të plotësuara me kodet e harmonizuara të BE, si dhe certifikatat e regjistrimit të leshuara nga vendet e BE;
- Certifikatat e regjistrimit të lëshuara nga SHBA, Kanada dhe shtete të tjera, të plotësuara në anglisht.
Nëse personi që paraqitet në sportel nuk është pronar i mjetit, veç dokumenteve të mësipërme duhet të ketë me vete edhe prokurën e posaçme/autorizimin për kryerjen e veprimeve në emër të pronarit të mjetit.
Të kryeni Kontrollin Fizik të mjetit në Drejtorinë Rajonale ku do të pajiseni me Certifikatën e Kontrollit Fizik;
Pas Kontrollit Fizik, do paraqiteni me të gjithë dokumentet e mësipërme në sportelet e regjistrimit të mjetit për të përfunduar të gjithë procedurën;
Kontrolli Teknik
Të gjitha mjetet e përdorura të regjistruara për herë të parë në Republikën e Shqipërisë, duhet të paraqiten brenda 7 ditëve në Qendrën e Kontrollit Teknik, për t’ju nënshtruar kontrollit teknik.
TARIFA
|
Regjistrimi i Mjetit të Shitur me Ankand
|
Kur mjeti është i regjistruar
|
Kur mjeti është i paregjistruar
|
|
Certifikatë e Kontrollit Fizik të Mjetit
|
2,000 lekë
|
2,000 lekë
|
|
Leje Qarkullimi
|
2,500 lekë
|
2,500 lekë
|
|
Pajisje me targa (2,000 lekë/targa)
Mjet: 2 targa
Motomjet: 1 targë
|
4,000 lekë Targë për Mjete*
2,000 lekë Targë për Motomjete*
(Nëse ndërrohen targat ekzistuese)
|
4,000 lekë Targa Mjeti
2,000 lekë Targë Motomjeti
|
* Kur regjistrohet mjeti i përdorur, i blerë në Shqipëri, pronari i ri i mjetit mund të mbajë targat ekzistuese pa paguar tarifë shtesë. Nëse pronari dëshiron targa të reja, mund t’i ndryshojë duke paguar tarifën për 2 targa standarde 4,000 lekë, 2,000 lekë për targë motomjeti ose për targa të veçanta duke porositur online.