Targa HCC me përzgjedhje

You are here

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor lëshon targa të formatit HCC, për Konsujt e Nderit në Republikën e Shqipërisë.  

Regjistrimi i mjetit për konsuj nderi bëhet në përputhje me nenin 129 të Kodit Rrugor dhe sipas VKM Nr. 229, datë 23.4.2004, të ndryshuar. 

Për rastet kur kërkohet targë me përzgjedhje aplikohen tarifa shtesë si më poshtë, si dhe bëhet aplikimi në formular.  

Konsujt e nderit, të emëruar në Republikën e Shqipërisë kanë të drejtë të përdorin për qëllime pune, në funksion të pozicionit të tyre, jo më shumë se një automjet personal me targa diplomatike “HCC”.  

  • Lëshimi i këtyre targave bëhet mbi bazën e kërkesës të lëshuar nga Drejtoria e Protokollit të Shtetit në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ), në të cilin identifikohet konsulli i nderit për të cilin lëshohet targa HCC me të dhënat e mjetit. 

  • Targat HCC nuk janë të transferueshme për rastet kur mjeti shitet ose ndryshon pronësi. 

  • Targat HCC do të lëshohen vetëm për llojin e mjetit "Autoveturë".

Formati i parë HCC 00 00 (HCC me 4 numra) si më poshtë:  

  • Targë HCC me përzgjedhje kategori I, për kombinimet me 4 numra në vlerën 50,000 lekë me TVSH: 0001; 0002; 0003; 0004; 0005; 0006; 0007; 0008; 0009; 0010; 0070; 1111; 2222; 3333; 4444; 5555; 6666; 7777; 8888; 9999.  
    Shembull: HCC 11 11 – tarifë 50,000 lekë me TVSH 
  • Targë HCC me përzgjedhje kategori II, për kombinimet me 4 numra në vlerën 20,000 lekë me TVSH: 0110; 0220; 0330; 0440; 0550; 0660; 0770; 0880; 0990; 1001; 7007; 1000; 2000; 3000; 4000; 5000; 6000; 7000; 8000; 9000. 
    Shembull: HCC 10 00 – tarifë 20,000 lekë me TVSH 

Të gjithë aplikantët duhet të plotësojnë formularin online, duke paraqitur të dhënat e kërkuara të mjetit dhe ato personale. 

Pas plotësimit me sukses të aplikimit online, aplikanti njoftohet brenda 3 ditësh pune mbi statusin e aplikimit dhe i dërgohet fatura për pagesën e targës. Afati për kryerjen e pagesës është 3 ditë pune. Më pas qytetari informohet me email, me detajet e komunikimit për paraqitjen pranë sportelit të Drejtorisë Rajonale për të kryer procedurat e tjera.

Kujdes: Mosparaqitja brenda afatit të përcaktuar për maksimumin e 3 rezervimeve do të konsiderohet keqpërdorim i këtij shërbimi publik dhe do të rezultojë në një mohim të aksesit në vijim për aplikuesin. 

Plotëso formularin, dërgo kërkesën për rezervim, qëndro në pritje të konfirmimit.
Files must be less than 5 MB.
Allowed file types: gif jpg jpeg png.
Files must be less than 5 MB.
Allowed file types: gif jpg jpeg png.
Adresa email duhet të jetë e saktë pasi do të përcillet konfirmimi. Nëse emaili rezulton jo i saktë, rezervimi i targës do të anullohet.

Unë i/e nënshkruari/a në dijeni të përgjegjësive penale që rrjedhin nga deklarimi dhe paraqitja e të dhënave e rrethanave të rreme, nën përgjegjësinë time personale deklaroj se të dhënat e paraqitura në këtë formular janë të vërteta. Në respektim të Ligjit nr. 124/2024 "Për mbrojtjen e të dhënave personale" unë autorizoj me vullnetin tim të lirë institucionin, të përpunojë dhe të përdorë të dhënat e mia personale, për qëllimin e marrjes së shërbimit dhe efekte statistikore.
Njoftojmë se autorizimi i mëposhtëm është vullnetar.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga