Targa me Dimensione të Ndryshme

You are here

 

Targat me formatet 360 x 100 mm, 305 x 153 mm janë miratuar me Vendimin nr. 322, datë 29.05.2024, Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin nr. 153, datë 7.4.2000 “Për miratimin e rregullores për zbatimin e Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

  • Formati me përmasa 360 x 100 mm, figura III.4/4.a,
  • Formati me përmasa 305 x 153 mm, figura III.4/3.a,

Aplikimi për të marrë targa të formatit 360 x 100 mm ose 305 x 153 mm bëhet në Drejtorinë Rajonale ku është i regjistruar mjeti, duke dorëzuar dokumentet e mëposhtme:

1. Dokument identifikimi;

2. Lejen e qarkullimit;

Gjatë aplikimit në sportel do të informoheni se kur duhet të paraqiteni për të tërhequr targat e reja të formatit që keni porositur. Para tërheqjes së targës që keni porositur duhet të dorëzoni targën/targat.

Tarifa e shërbimit shtesë është: 2 000 (dy mijë) lekë për prokat targe.

Kur konstatohet dëmtimi i njërës apo të dy targave (model i ri) dhe qytetari kërkon të njëjtin numër regjistrimi, bëhet aplikimi në Drejtorinë Rajonale, duke dorëzuar të njëjtat dokumente si më sipër, kundrejt tarifës së shërbimit prej 2 000 (dy mijë) lekë për prokat targe.

 


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”