Lista e Mjeteve Historike (1970-1990)

You are here

Lista e Mjeteve Historike përfshin mbi 600 modele mjetesh të prodhuara ndërmjet viteve 1970-1990, të cilat janë hartuar nga specialistët e sektorit Retro në DPSHTRR dhe miratuar nga Komisioni i Vlerësimit.

Kriteret për përfshirjen në listë:

  • Karakteristika teknike dhe estetike
  • Prestigji i markës apo modelit
  • Arritjet sportive dhe vlerat e tjera historike

Përfshirja në këtë listë është kriter i domosdoshëm për importimin dhe regjistrimin e mjeteve historike që synojnë të marrin statusin RETRO. Ky kriter ndërthuret me faktorë të tjerë si përdorimi i moderuar, restaurimi, mirëmbajtja dhe ruajtja e origjinalitetit të mjetit.

Për informacion më të detajuar, mund të shkarkoni Listën e Mjeteve Historike (1970-1990).