Pajisja me Leje Drejtimi për Kategorinë A

You are here

Kushtet për pajisjen me leje drejtimi – Kategoria A

  • Mosha minimale:
    • 21 vjeç (të paktën 2 vjet pas kategorisë A2);
    • 24 vjeç, nëse jeni mbajtës i lejes së drejtimit kategoria B;
    • Afati maksimal i vlefshmërisë: 15 vjet.

Për personat mbi 70 vjeç, konfirmohet me certifikatë mjekësore sipas nenit 117 të Kodit Rrugor.

  • Procedura:
    • Regjistrimi në një autoshkollë të licencuar;
    • Ndjekja e programit të miratuar;
    • Marrja e lejes së drejtimit bëhet vetëm me provë praktike.

Mjetet që mund të drejtohen

Kategoria e Lejes së Drejtimit

Lloji i mjetit

Specifikime teknike / kufizime

A

Motomjete me tri rrota

Fuqi > 15 kW

Motor pa kosh (L3)

Pa kufizim fuqie/cilindrate (jashtë kufijve të A1 dhe A2)

Motor me kosh (L4)

Pa kufizim fuqie/cilindrate (jashtë kufijve të A1 dhe A2)

 

Regjistrimi për përgatitjen praktike dhe për provimin praktik

Për regjistrimin e kandidatit për përgatitjen praktike dhe për provimin praktik ndiqen këto hapa:

Paraqitja e dokumentacionit
Përfaqësuesi ligjor i autoshkollës paraqitet pranë DRSHTRR-së përkatëse dhe dorëzon dokumentet për regjistrim të kandidatit si vijon:

  • Kërkesën për kryerje shërbimi;
  • fotokopje të dokumentit të identifikimit të vlefshëm (kartë identiteti; për shtetasit e huaj: pasaportë e përkthyer e njehsuar nga noteri dhe leje qendrimi të vlefshme);
  • Certifikatë mjekësore për drejtues mjeti me fotografi, të lëshuar jo më përpara se gjashtë muaj nga data e paraqitjes së kërkesës;
  • faturën e fiskalizuar që autoshkolla i ka lëshuar kandidatit.
  • Fotokopje të lejes së drejtimit që zotëron.

Pagesa e shërbimit – 2,800 lekë.

DRSHTRR, lëshon “AUTORIZIM” model DD/P për regjistrim të kandidatit dhe për provën e praktikës, me afat vlefshmërie 6 muaj.

Pagesa e riprovimit – 2,200 lekë.

Pagesa e riprovimit nuk kryhet në momentin e dorëzimit të dokumentacionit fillestar. Ajo aplikohet në rast riprovimi. 

Paraqitja në provën praktike

Kandidati paraqitet pranë komisionit përkatës të marrjes në prova së bashku me instruktorin e praktikës dhe me mjetin e marrjes në prova me dokumentet:

  • dokument identifikimi të vlefshëm;
  • “AUTORIZIM” model DD/P të vlefshëm (lejohet deri në 5 prova, minimumi 5 ditë ndërmjet provave).

Prova praktike për kategorinë A

  • Kohëzgjatja: 25 minuta;
  • Provimi zhvillohet sipas përcaktimeve të Udhëzimit të MIE nr. 9, datë 14.04.2022 “Mbi aktivitetin e autoshkollave”.

Aplikanti mund të aplikojë për pajisjen me leje drejtimi brenda 3 muajve nga data e shpalljes fitues në provën praktike, pa paraqitur një certifikatë të re mjekësore. Pas përfundimit të këtij afati, për kryerjen e aplikimit duhet të paraqesë certifikatë të re mjekësore.